Albspirit

Media/News/Publishing

Fizikanti i njohur Petrit Skënde ndërroi jetë në Westborough, MA

 

Dalip Greca

Petrit Skende 29 Tetor 1937-20 Shkurt 2018/

– Të afërmit dhe miqtë janë të ftuar të shprehin ngushëllimet të premten, më 23 shkurt nga ora 4-7 pm në FUNERAL HOME & CHAPEL , 370 Plantation St., Worcester, Varrimi të Shtunën, 24 Shkurt-/

Njoftohet komuniteti Shqiptar se Profesori i njohur i Fizikës, Petrit Skende, ndërroi jetë të Martën me 20 Shkurt 2018 në Westborough, MA. Petrit u lind me 29 tetor 1937 në Korcë. Ishte i biri i Dhimitrit dhe Aspasia (Pani) Skende. Petriti ishte i pasionuar pas shkencës e kërkimeve shkencore dhe pati një karrierë të shkëlqyer profesionale.U diplomua shkëlqyshëm në Universitetin e Tiranës dhe pas diplomimit po aty u emërua profesor i fizikës, ku për shumë vite përgatiti breza studentësh. Petriti, për aftësitë dhe pasionin, u emër zv/drejtor i Institutit të Fizikës Bërthamore, ku shërbeu për dy dekada.
Në fillim të viteve ’90 në kohën e ndryshimeve demokratike të Shqipërisë, Petritit mbajti disa pozicione të rëndësishme për qeverinë shqiptare lidhur me shkencën dhe Teknologjinë.
Më 1997, në kohën e daljes në pension, Profesor Petrit Skende ishte nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.
Profesor Petrit Skende jetonte në SHBA. Bashkëshortja Elisabeta(Meksi) Skende, ishte ndarë nga jeta 8 vite të shkuara, më 2010.
Humbja e akademikut të shquar ka trishtuar familjen të afërmit, miqtë dhe brezat e studentëve që u përgatitën prej tij.
Të afërmit dhe miqtë janë të ftuar të shprehin ngushëllimet të premten, më 23 shkurt nga ora 4-7 pm në FUNERAL HOME & CHAPEL , 370 Plantation St., Worcester.
Shërbimet funerale do të mbahen të Shtunën, me 24 Shkurt 2018, në MERCADANTE & CHAPEL, 370 st, Plantation, Worcester. Mesha do të bëhet në orën 10:00 am në kishën Anglo-Assumption të Shën Marisë, 535 Salisbury St., Worcester. I ndjeri do të varroset pranë gruas së tij në Varrezat Hope, Worcester.
Federata Vatar dhe Gazeta Dielli ngushellojne familjen dhe te afermit!

Please follow and like us: