Albspirit

Media/News/Publishing

Mevlan Shanaj: Lamtumirë, Dhimitër Orgocka!

Ohhhh pse ky lajm sot?! Ishte i fortë, krejtësisht e pa pranueshme! Artisti më unikal për gati 65 vjet në Korçë dhe në tërë Shqipërinë! Ikja e Orgockës është mbyllja e një plejade artistësh që ë ngritën Korçën për më se 50 vjet në majat e Teatrit dhe Ekranit shqiptar! Me gjendjen e tij fizike, krijuese asqë mund të mendoje për ikje! Jeta nuk na tregon se çdo të ndodhi!?!  Lamtumirë Dhimitër Orgocka, artisti i forcës! Na le një zbrazësi kombëtare!

 

Kush është Dhimitër Orgocka?

Dhimitër Orgocka është një aktor i mirënjohur shqiptar, ka lindur në 21 tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës. Ai është gjithashtu regjizor me karrierë të pasur në teatrin “A.Z. Çajupi” në Korçë, ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, FieritElbasanitPrishtinësShkupit etj. Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.

Disa nga rolet në kinematografi

Please follow and like us: