Albspirit

Media/News/Publishing

Persa Miha: Çfarë jemi?

 

Jemi udhëtarë të botës

kozmike

Jemi pluhur yjesh në pafundësinë

galaktike

Ekzistenca jonë është

rastësia

Përjetësia jonë është

gjithësia

Një moment

takohemi

dashurohemi

ndahemi…

Lindja dhe vdekja

lodrojnë

pambarim….

Brenda ekuacionit

PËRJETËSI…

Please follow and like us: