Albspirit

Media/News/Publishing

Hoxhaj: Përjetësisht falënderues ndaj mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka shprehur falënderimin për kongresistin amerikan Eliot Engel.

Ai ka thënë se Engel është një autoritet i pazëvendësueshëm politik dhe moral për të vërtetën e Kosovës dhe shqiptarëve në Amerikë dhe më gjerë.

“Përjetësisht falënderues ndaj mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel! Autoritet i pazëvendësueshëm politik dhe moral për të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët në Amerikë dhe më gjerë!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Engel sot largohet nga Kongresi amerikan, pas 32 vjetësh. Në fjalimin e tij përshëndetës, ai ka thënë se ai e ka në zemër Kosovën.

Please follow and like us: