Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta aktori i njohur i Teatrit Kombëtar, Xhemil Tagani

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i njohur i Teatrit Kombëtar, Xhemil Tagani.

Tagani u lind në Tiranë, më 6 shkurt 1945, ndërsa në karrierën e tij artistike ka interpretuar mbi 70 role në teatër.

Tagani ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare, ku si më të arrirët përmenden: Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazëvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”, etj.

Tagani ka interpretuar edhe në disa filma artistikë.

Pas vitit 1992 u shkëput nga teatri, duke e mbyllur karrierën e tij të mbi tre dekadave.

Please follow and like us: