Albspirit

Media/News/Publishing

Blerta Hoti, këshilltare politike në Qeverinë e Suedisë

Blerta Hoti është një e re me origjinë nga regjioni i Drenicës dhe kur ishte 6-vjeçare, familja e saj ishte shpërngulur për të jetuar në Suedi.

 

Ndonëse e re në moshë, Blerta Hoti po bën karrierë të suksesshme politike në Suedi, ku aktualisht është këshilltare politike e Ministrit të Mbrojtjes në qeverinë suedeze.

Para se të niste këtë punë, ajo ishte këshilltare politike në Parlamentin Evropian për Eurodeputetët e Partisë Socialdemokrate të Suedisë.

Në vitin 2011 ishte kthyer për të jetuar në Prishtinë, ku kishte kryer praktikën në Ambasadën e Suedisë në Kosovë, Suedeze, në Programin Suedez për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar. Pas rikthimit në Suedi, në të njëjtin vit ishte aktivizuar në Partinë Socialdemokrate të Suedisë, si partia më e madhe atje, e që për momentin është në bashkëqeverisje me Partinë e Gjelbër Suedeze.

Më 2012 ishte si Avokate e Popullit (mbrojtëse e të drejtave të njeriut) për Partinë Socialdemokrate dhe për organizatën rinore të kësaj partie. Kurse, në vitin 2014, së bashku me një skuadër te përkushtuar, bëhet bashkëthemeluese e organizatës “Klubi Socialdemokrat për Politiken e Sigurisë (SSÄK), në të cilën ishte zgjedhur kryetare.

Që nga atëherë, potenciali dhe përkushtimi i saj kanë bërë që të vlerësohet dhe të fitojë pozita e të udhëheqë procese që nuk i kanë arritur shumë të rinj shqiptarë.

Please follow and like us: