Albspirit

Media/News/Publishing

Atentat në mes të Athinës, vriten dy shqiptarë babë e bir, plagosen dy të tjerë

Një shkëmbim me arme zjarri ka tronditur sot Athinën, ku raportohet për dy të vdekur dhe dy të plagosur, për të cilën thuhet se janë shqiptarë. Mediat greke raportojnë se dy viktimat janë babë e bir, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tyre. Ngjarja është regjistruar në sheshin Agios Sostis. Raportohet se autorët kanë qëlluar nga brenda një makinë dhe më pas kanë ikur. Po ashtu raportohet se i plagosur lehtë ka mbetur punonjësi i kafenesë në të cilën ishin futur viktimat. Informacioni i parë thotë se lufta që përfundoi në një masakër u zhvillua për mosmarrëveshje financiare. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e autorëve të krimit.

Please follow and like us: