Albspirit

Media/News/Publishing

Bejdo Malo: Zbulohet lista e gazetarëve që do vaksinohen nga 800 flakonët e posaçëm të Qeverisë Rama

Burime të besueshme nga poseduesit e vaksinës kundër Covid-19 konfirmojnë se cilët janë gazetarët që janë përfshirë në 800 flakonet e para me orgjinë anonime dhe me vendruajtje sekrete. Pëllumb Pipero, Silva Bino dhe Skënder Brataj nuk kanë mundur që ta sqarojnë dot pasi ata nuk kanë shkuar në vendin e punës se mbetën nëpër studjot televizive. Madje ata dalin nga katër herë në ditë në katër studjo të ndryshme. Vetëm në Shqipëri bën vaki që mjekët që duhet të jenë tek koka e pacientëve që u troket vdekja bëjnë propogandë dhe mbetën studjove të televizioneve. Por asnjeri nga këta mjekë nuk ka refuzuar rrogën mujore të shtetit edhe pse kanë ndërruar studjot televizive me pavionet. Edhe pse lista e gazetarëve që do bëjnë vaksinën është në diskutim e sipër lista paraprake përfshin Blendi Fevziun, Lutfi Dervishin, Eni Vasilin, Sokol Ballën, gazetarët e pavarur të Universitetit ‘Marlin Barleti’, Baton Haxhiun, Sonila Meçon, Alfred Lelën, Dritan Hilën, Rudina Xhungën, pagatorët e Ujësjellësit me Mira Kazhanin dhe Iva Tiçon, Carlo Bolinon, Denis Dynjaja, Artan Hoxha, Klodiana Lala, Anila Hoxha, Roland Qafoku, Denis Minga dhe Bledi Lumani, si dhe analistët me rrypa Mustafa Nano, Lorenc Vangjeli, Skënder Minxhozi e Preç Zogaj, mallakastrioti Ilir Yzeiri, vëllezërit Shpëtim dhe Mentor Nazarko, kryekonspiracionisti i rrjedhur me gjithë menderatorin e shkarë që e fton në një televizion kombëtar, etj. Të gjitha kryesitë e shoqatat jofitimprurëse, pa asnjë anëtar, por me vula që ua mbajnë gratë e para ose të dyta shprehën miratimin e kësaj liste, e cila vërtet është e spikatur sepse këta gazetarë dhe analistë konsiderohen ajka e mediumit shqiptar.
Të preferuar në vaksinim janë gjithashtu Kreshnik Spahiu, Frrok Çupi, Idajet Beqiri, Ago Nezhaj, Rexhep Qosja, Agim Vinca, klubi i poetëve botërorë dhe mjaft individë të spikatur dhe politikisht të pavarur.
Please follow and like us: