Albspirit

Media/News/Publishing

Në Ulqin s’ka paqe, pranga kryekomunarit me mustaqe

Mediat në Malin e Zi njoftojnë se autoritetet kanë arrestuar kryetarin e Komunës së Ulqinit, Ljoro Nrekiç dhe disa punonjës të tjerë të administratës.

Sipas informacioneve, arrestimi i tyre ka ardhur për shkak se akuzohen për punësime partiake. Arrestimet janë ekzekutuar me urdhër Prokurorisë Themelore të Shtetit (ODT) në Ulqin.

Përveç Nrekiç, u arrestuan Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal (OO) të partisë DPS Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

Please follow and like us: