Albspirit

Media/News/Publishing

Xhovalin Delia: Një popull shterp pjell vetëm heronj!

 
Pa drejtësi nuk mund të ketë falje, pa falje nuk mund të ketë paqe, pa paqe lufta vazhdon e nga lufta dikush përfiton, krijon heroj.
Heronjtë nuk janë hunj që ngulen sot e shkulën nesër. Ata që e MERITOJNË këtë titull, i krijon populli vetë e bëhen pikë referimi për historinë e model shpirtëror për shoqërinë. Në demokraci, vetëm një popull barbar e shterp pjell heronj e një qeveri kriminale i dekoron ata “si herojt e vet”.
Përsa kohë shoqëria jonë nuk do DËNOJË KRIMIN, por do të shpall heroj të rremë, nuk do të dimë të dallojmë, heroin nga krimineli, shtetin nga mafia, bandën nga partia e drejtësinë nga padrejtësia.
Të shpallësh heronjë të VRARËT në një protestë, pa ditur vrasësin e motivin e vrasjes, nuk do të thotë të bësh DREJTËSI, përkundrazi do të thotë të PERLIGJËSH PADREJTËSINË, FRIKËN E DHUNËN E VERBËR në demokraci.
Të bëjmë DREJTËSI nuk do të thotë HAKMARRJE, por të gjykojmë e të mësojmë çfarë kemi bërë keq e çfarë kemi bërë mirë, ku fillojnë detyrat e ku na mbarojnë të drejtat, si e ku merret pushteti, në parlament apo në rrugë, me njerëz me vizion apo me kriminelë, me ide apo me grusht shteti?!
Kush vrau me 21 janar?
Arma vret, por një dorë e mbrapshtë e një mendje e sëmurë bën hatanë.
Rezultati i 21 janarit? Rrumpall shqiptare. Aty ku ishim, protestuesit e djeshëm, sot në pushtet, po aq të urryer sa ç’ishte ata që rrëzuan me gjak e qamet. I djeshmi salimubarak, i sotshmi edverdogan.
Si është e mundur? Metamorfoza e degradimit të idealit në material, transformimi i prijësve tanë nga djem e burra të mbarë në të pafytyrë, arrogantë deri në në turkoshakë të babëzitur, kriminelë hajvanë.
Pse? Sepse jemi një popull HUMUS që krijon krimba e lekë e jo ide e vlerë, ALTERNATIVE TË RE. Kjo është kultura jonë që nuk njeh limit edhe pse më të vecklit në botë.
Please follow and like us: