Albspirit

Media/News/Publishing

Për aleatët e PD dhe të opozitës

Ka një zhurmë dhe luftë të madhe se me kë do të bëjë një front opozitar Partia Demokratike në zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Siç ka ndodhur edhe herë të tjera, kjo luftë nuk bëhet për elementë cilësorë që gjenden në këto forca politike, por thjesht dhe vetëm për të siguruar një vend fitues për kryetarët e partive politike. Rasti më tipik është ardhja në kuvendin aktual të Shqipërisë e disa kryetarë-teveqelëve që po bëjnë shfaqjen më të shëmtuar dhe që kanë ardhur pikërisht nga vendosja në listë nga PD-LSI.

Natyrisht nëse do ndodhte edhe këtë herë e njëjta gjë, do të ishte vërtet e turpshme dhe e paparanueshme njëkohësisht. Ka një fakt të thjeshtë që i nxjerr zbuluar krerët e këtyre aleatëve, ata s’bëjnë kurrë zgjedhje ose i bëjnë formalisht dhe kanë mbetur si dordolecë në krye të forcave të tyre politike ose thjesh si krerë tribush.

Megjithatë pavarësisht se çfarë ndodh ne të gjithë bashkë e kemi në dorë për të mos ua parë më bojën në parlamentin e ri, t’i fshijmë nga lista pa u menduar gjatë duke u bërë një shërbim edhe partive respektive, por edhe vendit në radhë të parë/albspirit

Please follow and like us: