Albspirit

Media/News/Publishing

Brunilda Spiro: Faleminderit Maja, shoqja ime e fëmijërisë!

Ese

Kush tjetër përveç shoqes së fëmijërisë, mund të jetë në dijeni të çfarë po do dhe çfarë po vuan? Faleminderit Maja!

Asgjë nuk është më njësoj, realiteti më bën karshillëk, sepse aty është gjithë kohën, në orët dhe ditët që ikin siç bëjnë rëndom, por unë jam strukur brenda vetes dhe ngjasoj me një orë të vjetër. Akrepat e saj të çakorduara herë ecin para, herë pas, pasi koha ka kalendar tjetër, sipas kujtimeve që enden trurit tim. Kujtimet enden si në një livadh të gjerë dhe herë janë barëra të tharë, që rrekem t’i shkul me gjithë rrënjë, herë trendafila e jaseminë që i përkëdhel e më qetojnë me aromën e ngjyrat e tyre. Ashtu e përhumbur mes artificeve të tilla që i njoh vetëm nëpërmjet shpirtit, shoqja e fëmijërisë troket, hyn dhe ashtu e qeshur dhe me të njëjtën  energji që ka patur që në klasën e parë, ku jemi njohur, më përqafon e më lë në dorë lulen e kuqe. Lule? Nuk qe trendafil, as jasemin, por një lule që nuk ia di fare emrin. Lulet e kuqe kanë formën e një fasuleje. Është e bukur dhe më vuri në lëvizje. E rehatova në një vazo prej balte, që të jetojë gjatë e të rritet, pastaj nisa t’i flas./albspirit.com

Please follow and like us: