Albspirit

Media/News/Publishing

Bamir Topi jep dorëheqjen nga drejtimi i FRD

Kreu i FRD, Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen nga kreu i kësaj partie.

Ai dha dorëheqjen pak orë pas nënshkrimit të marrëveshjes me PD, nga FRD dhe nënkryetari Sali Shehu. Arsyet e largimit janë ende të panjohura.

Basha firmosi një ditë më parë koalicionin “Aleanca për Ndryshim” dhe e dorëzoi atë në KQZ, për regjistrim. Pjesë e këtij koalicioni është Partia Demokratike, Partia Republikane e Fatmir Mediut, Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës, Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit, Partia Demokristiane e Nard Ndokës, Partia Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, Partia e Ballit Kombëtar e Artur Roshit, Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules, Partia Bashkimi Liberal Demokrat e Arian Starovës, Partia Bashkimi Demokrat e Ylber Valterit, Partia Mendimi i Djathtë Liberal i Mustafa Licit, Partia Lëvizja e Legalitetit e Shpëtim Axhamit, Partia Kristian Demokrate e Dhimitër Muslisë.

Please follow and like us: