Albspirit

Media/News/Publishing

Bashkëbisedim me studentët, pesë shtylla të rritjes ndërpersonale

Ndër bisedat më të frytshme e të këndshme të aktivitetit tim akademik, janë pikërisht ato që shkëmbej me studentet e mia.
Ekzistojnë, në optikën time, 5 shtylla të rritjes ndërpersonale, pavarësisht kushteve dhe rrethanave me të cilat përballemi çdo ditë.
Nisur nga këto shtylla, unë tentoj vazhdimisht të jem së pari vokale kudo e kurdo të më jepet hapsira, dhe, së dyti të kem ndikimin tim të drejtpërdrejtë tek studentët – nëpërmjet mësimdhënies, dhe jo të drejtpërdrejtë – nëpërmjet aktiviteteve të mia jashtë auditoreve, por shpesh të lidhura me to, që kanë gjithnjë mesazhe brenda.
Profesionalisht dhe personalisht, unë u them brezave pas meje pikërisht këto:
1. Lexoni sa më shumë. Dija është ushqim.
2. Hapni mendjen për t’i bërë pritë mentaliteteve të prapambetura e për rrjedhojë për t’i ndryshuar ato sa më gjerësisht.
3. Socializohuni e zgjeroni lidhjet tuaja për t’i shërbyer dobijshëm qëllimeve që i keni vendosur vetes dhe për të dhënë kontributin tuaj në komunitetin e ngushtë e mandej në shoqëri.
4. Punoni pa u lodhur apo ankuar sepse me pozitivitet do gjeni gjithmonë kohë për të bërë gjithçka duhet e dëshironi. Kapitalin tuaj do e vini në shërbim të mbarvajtjes tuaj.
5. Udhëtoni sa më shumë, kudo të mundni. Njohja e botës sjell njohjen më të mirë të vetes. Bota përtej horizontit që shohim me sy të lirë ka bukuri të pafundme.
Veç këtyre, ka edhe shumë çështje të tjera, të lidhura me pikat e lartpërmendura, të cilat në një mënyrë a tjetrën, do na dalin gjithmonë rrugës së bisedave tona.
Please follow and like us: