Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Hakmarrje femërore pasi e kap të dashurin duke e tradhtuar

Një grua e nervozuar që partneri e ka tradhtuar, vendosi t’i hakmerret në mënyrën më të rëndë të mundshme – duke ia hedhur nga dritarja e apartamentit sendet e ndryshme siç është televizori dhe konzola e Sony PlayStation 5.

Femra që jeton në Atlanta, Georgia, është filmuar me telefon të mençur duke i hedhur nga dritarja e katit të tretë gjësendet e partnerit, ku fqinjët shikonin të habitur kur përplaseshin në rrugë. Ishte Nora Fitzgerald që e filmoi dhe më pas e shpërndau videon në TikTok, ku prej asaj kohe pamjet janë bërë virale, transmeton Telegrafi.

Sipas Noras, gruaja identiteti i të cilës nuk dihet, kishte vendosur që të gjitha sendet me vlerë të partnerit përfshirë PS5 dhe televizorin gjigant t’i hedh nga dritarja e apartamentit – e gjithçka ndodhi kur mësoi se nuk i kishte qëndruar besnik. Videoja tregon gjësende të ndryshme duke fluturuar dhe shkatërruar me të prekur tokën. Në anën tjetër ajo dëgjohet duke bërtitur se nuk duhet tallur me vajzat nga Atlanta.

E zëri duke e tradhtuar, kështu i hakmerret të dashurit

Please follow and like us: