Albspirit

Media/News/Publishing

Katjusha Pogaçi: NJË GOTË DIELL

Një gotë diell ma jep ta pi
Se jam për rrugë të gjatë,
S’e di ç’më pret, ç’takoj s’e di
Dhe s’di a kthehem prapë.
Më shoqëro, më shih në sy
Ndoshta për fare shkoj,
Ç’lashë pas, e di, ka rëndësi
Ç’më pret as e mendoj.
Se jam gatuar për çudi
Me dritën që mbjell jetën,
Një gotë diell më jep të pi
Dhe nuk kërkoj gjë tjetër.
29 shtator 2012.
Please follow and like us: