Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim, ish presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiq.

Kryeministri Kurti tha se përvoja dhe trashëgimia e ish-presidenti Kroat Stipe Mesiq është shumë e vlefshme aktualisht.

“Është nder dhe kënaqësi që jeni në Kosovë sepse nihemi kaher. Përvoja dhe trashëgimia juaj është shumë e vlefshme aktualisht”.

Edhe Mesiq falënderoi Kurtin për pritjen që i bëri.

Takimi mes tyre filloi në ora 14:00 derisa mediat u lejuan që të marrin vetëm pamje në fillim.