Albspirit

Media/News/Publishing

Serreqi shprehte kundërshtinë ndaj Rugovës në takimin me Sekretarin e Shtetit, Christofer


Në emisionin “Fokus nga Robert Papa, te kanali MCN, kishte një segment për vizitën e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Alfred Serreqi në SHBA më 8 maj 1996. Për herë të parë jepen materialet nga Departamenti amerikan i Shtetit:
“Sekretari u takua me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Serreqi më 8 maj. Serreqi foli për përgatitjet për zgjedhjet dhe dha garanci se do jenë të ndershme dhe të lira. Ai shprehu shqetësimin për dhunën në Kosovë dhe shprehu kundërshtinë ndaj liderit shqiptar, Ibrahim Rrugova. Serreqi shoqërohej nga Leonard Demi dhe Ferit Hoxha. Në takim ishte i pranishëm asistent Sekretari Perina dhe drejtori Suigert. Takimi gjati 40 minuta. Serreqi ishte në Amerikë për një vizitë të shkurtër për trajtim mjekësor dhe mbas takimit u nis direkt për Shqipëri.
Sekretari e nisi takimin duke njoftuar se Shtëpia e Bardhë kishte nominuar Mariza Linon për ambsadore, zëvendës sekretare ekzekutive që kishte punuar ngushtë me sekretarin. Sekretari kishte vlerësim shumë të lartë për Linion”.
Serreqi shprehu kënaqësinë për nominimin e Mariza Linos dhe shpresoi që ajo të vinte shpejt.
Sekretari tha se i kishte thënë Sekretari i Mbrojtjes, William Perry për takimin e suksseshëm ministeral të Ballkanin Juglindor që u mbajt në Tiranë.
Sekretari tha se shpreson ta takojë Serreqin në Konferencën e Sigurisë në Berlin, por Serreqi nuk ishte i sigurt. (Serreqi sqaroi se ai do jepte dorëheqjen sido që të dilnin zgjedhjet).
Lidhur me zgjedhjet, Sekretari tha se qeveria duhet t’i organizojë ato në mënyrë sa më transparente. Serreqi garantoi se kështu do të ngjasë.
Duke folur për Kosovën, Serreqi tha se shtypja e popullisisë shqiptare nuk është vetëm problem i të Drejtave të Njeriut, por kërcënon sigurinë e rajonit.
Sekretari tha se politikat e mos dhunës janë vendimtare. Si kusht për SHBA dhe Europën është që të mbështesin Ibrahim Rrugoven. Sekretari tha se mbështetja është ndaj politikave të tij të ndryshimit paqësor. Serreqi pranoi, por kishte frike se Rugova po humbte autoritetin në sytë e shqiptarëve etnike përballë shtypjes serbe.
Sekretari mbështeti dy shtyllat e Serreqit për një fare autonomie më shumë dhe më të mirë për shqiptarët.

8 maj 1996.

https://www.facebook.com/robertpapa62/posts/2587753704702649

Please follow and like us: