Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: TI KE NJË SHPRESË…

Pranvera erdhi e vështirë, por tërfili mbijetoi,
megjithëse shtegu i panjohur nga vjen ti,
është përmbytur e gropat janë plot,
Gjethet gjelbëruan mbi iluzione e shkëmb.
Ti kurrë s’i ke dashur kafazët,
trembesh se humbet në natyrën e egër,
pasi tek mirësia ke fshehur sekretet e dijes.
Po trumcakët pse tremben të hyjnë në oborr?
Rrezet prekin degët duke krijuar një mishmash dritë – hijesh,
sakrifikon vetëflijim, po frika s’ikën asnjëherë plotësisht,
I habitur me të zakonshmen e gjërave, dalldi dhe gëzim,
Thonjtë e qenit gëricin të hapin derën e verandës.
Ti ke një shpresë që të tjerët nuk e kanë,
Ndërsa një skifter që vjen rrotull,
përdor renë e vetme në qiell, si çadër dielli…
Please follow and like us: