Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata pezullon Dukën dhe Shulkun

Gjykata e Tiranes merr një vendim të rëndësishëm vetëm dy ditë përpara Asamblesë Zgjedhore të FSHF duke pezulluar përkohësisht nga detyra presidentin Armand Duka dhe Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulkun. Për t’i paraprirë kaosit të mundshëm që mund të krijohej të mërkurën pasi FSHF ka vendosur t’i zhvillojë zgjedhjet, pavarësisht vendimit të Gjykatës për bllokimin e procesit, të hënën është vendosur nga togat e zeza që Duka të mos i ushtrojë më funksionet e tij drejtuesese.

Ky është vendimi i gjashtë kundër FSHF-së dhe Dukës gjatë muajit të fundit pasi institucuoni kryesor i futbollit shqiptar është akuzuar zyrtarisht nga të paktën 4 shoqata rajonale për manipulim të procesit zgjedhor. Vetëm pak orë më parë, kandidati në garë për president, Dritan Shakohoxha kallëzoi penalisht sekretarin e përgjithshëm Ilir shulku dhe juristin Aldi Topciu ndërsa Gjykata kërkon që të konsumohen të gjitha etapat ligjore dhe më pas procesi mund të zhvillohet normalisht

VENDIMI:

1.Pranimin e kërkesës.

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ardian Haçi,atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

2.Pranimin e kërkesës

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ilir Shulku, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

3.Pranimin e kërkesës.

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Armando Duka, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

4.Rrëzimin e kërkesës për caktimin si masë sigurimi ndaluese ndaj personit nën hetim Koço Kokëdhima, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

5.Vendimi t’i njoftohet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

6.Vendimi t’i njoftohet personave nën hetim Ardian Afrim Haçi, Ilir Ismail Shulku, Armando Enver  Duka dhe  Koço Theodhori Kokëdhima.

7.Kundër këtij vendimi për caktimin e masës së sigurimit lejohet ankim brënda 5 (pesë)ditëve  duke filluar ky afat nga njoftimi i vendimit të Gjykatës.

 

Please follow and like us: