Albspirit

Media/News/Publishing

Tetë shtete europiane kërkojnë anëtarësimin e Ukrainës në BE

Një deklaratë e përbashkët është firmosur nga liderët e Bullgarisë, Republikës Çeke, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë. Ata thonë se Ukrainës duhet t’i lejohet anëtarësimi i menjëhershëm në Bashkimin Europian.

Reagimi i këtyre shteteve vjen pas kërkesës që Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i drejtoi BE, ku kërkonte aplikimin e procedurave të reja për anëtarësim, për të pranuar Ukrainën./tvklan.al

Please follow and like us: