Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë sot se mbështesin aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO.

Në vizitën e tij në Kosovë, pas takimit me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, Xhaferi tha në një konforencë  për media se Maqedonia e Veriut, si anëtarëve e plotfuqishme e NATO-s, mbështet aspiratat euro-atlantike të Kosovës.

“Ne si Maqedoni kemi qëndrim afirmativ sa i përket anëtarësimit të Kosovës në të gjitha nismat dhe forumet multilaterale dhe rajonale dhe do të vazhdojmë edhe më tej mbështetjen e anëtarësimit të saj në të gjitha organizatat dhe nismat ndërkombëtare, në të cilat jemi anëtar me fuqi votuese”, theksoi Xhaferi.

Duke folur në lidhje me dialogun ndemjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë, Xhaferi tha se Maqedonia i jep mbështetje të plotë këtij dialogut, i cili duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.

Sa i përket agresionit rus mbi Ukrainën, Xhaferi përsëriti qëndrimin se Republika e Maqedonisë e dënon në mënyrën më të ashpër dhe pa rezerva këtë akt të paarsyeshëm, të pandërgjegjshëm dhe të paprovokuar, cili tanimë mori shumë jetë njerëzore dhe i cili, sipas tij, paraqet shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe njëherësh kanosjen më të madhe ndaj sigurisë euro atlantike.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Kosovë me ftesë të kryetarit Glauk Konjufca dhe gjatë ditës pritet ta takojë edhe kryeministrin Albin Kurti. ​