Albspirit

Media/News/Publishing

Yuri Kim: Mashtrime ruse për të fshehur agresionin në Ukrainë!

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin, se në Ukrainë po luftojnë mercenarë shqiptarë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ajo tha se këto janë janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, ndërsa shtoi se Rusia është e përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, nda Ukrainës.

” Fushata ruse e dezinformimit është shumë e madhe. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, që është se Rusia ka pushtuar Ukrainën, se Rusia është e përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran”, shkruan Kim.

Please follow and like us: