Albspirit

Media/News/Publishing

Konfindustria e Shqipërisë, konferencë dyditore për problemet aktuale klimatike

Juli Veizi

 


Për dy ditë me radhë, 29-30 Mars 2022, në kryeqytetin shqiptar u zhvillua konferenca dy ditore kushtuar problemeve të mjedisit. Kjo konferencë midis tri shteteve: Itali, Mali i Zi dhe Shqipërisë mbështetej nga programet IPA me organizatorë Qendrën Euro-Mesdhetare për Ndryshimet Klimatike, Konfindustrian e Shqipërisë dhe partnerët nga Mali i Zi.
Dita e parë e konferencës nisi me një shfaqje muzikore në Universitetin e Arteve të titulluar “A qualcuno piace caldo”, përgatitur nga Stefano Caserini, Francesca Cella e Francesco Orio. Shfaqja kombinonte rrëfimin shkencor duke përdorur imazhe, animacione shkencore, muzikë dhe video, me një analizë se si ne, kolektivisht dhe individualisht, qeveritë dhe shoqëria civile të njohim më mirë ndryshimet klimatike dhe të reagojmë bashkërisht.
Dyta e dytë pati tjetër vecori dhe u zhvillua në mjediset e lokalit “Një Maji” në kryeqytet. Në sesioonin e parë përshëndetën pjesëmarrësit Agim Bufi nga Konfindustria e Shqipërisë, Gerti Seferi, Menaxher Projekti në UBA AZHR dhe Dunja Nelevic nga Autoriteti Kombëtar Malazez.
Në sesionin e dytë të titulluar “NETs dhe zgjidhjet e bazuara në natyrë në Adriatikun Jugor” u referuan temat “Rezultati kryesor i projektit Loneta, Memorandumi i Mirëkuptimit” mbajtur nga Giulia Galluccio, Drejtore e Divizionit të Kërkimeve në Qendrën Euro-Mesdhetare për Ndryshimet Klimatike, “Rritja e bashkëpunimit për NETs dhe zgjidhjet e bazuara në natyrë në Adriatikun Jugor” mbajtur nga kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi dhe Prof. Sazan Guri, Parku Kombëtar i Divjakes.

Prof. Aleko Miho nga Departamenti i Biologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës trajtoi temën “Ligatinat kundrejt zhvillimit – shembuj nga Shqipëria. Parku kombëtar të lumit Vjosa (Shqipëri).
Referate të vecanta mbajtën edhe Dragan Radojeviq nga Shërbimi Gjeologjik i Malit të Zi dhe Dr. Francesco De Franco nga Parku Natyral ‘Torre Guaceto’ në Itali.
Sesioni i tretë bëri një përmbledhje të përfundimit të projektit dhe u diskutua për mundësitë e ardhshme të bashkëpunimit.
Konferenca ishte një sensibilizim më shumë për problemet e mjedisit në tri vende, por edhe më gjerë ku u dhanë edhe mjaft rekomandime se si të punohet më mirë për rritjen e përgjegjshmërisë së institucioneve dhe qytetarëve në mbrojtjen e mjedisit. Pjesëmarrësit apeluan për një harmonizim më të mirë të politikave zhvilluese me ato të ruajtjes së pasurive natyrore.

Please follow and like us: