Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: NUK DI T’VRAS

Nuk di t’vras
ti më thua jemi viktima të njëri-tjetrit
sikur të dije, s’do t’dhemb, më the
varu n’gjuhën tem, jo për një çast
mos m’shito e t’bëhem si ti!
Mos na ka lëshuar toka
sepse ishim ra dakord
kur e pashë e ka thyer qafën
thellë atje
gjuha ja bëri, kur u shkëput nga gjuha jem!
30. 06. 2022.
Please follow and like us: