Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Kerni vlerësohet me Urdhrin e lartë të Nderit të Kombit në Kroaci

Balerini i famshëm shqiptar Ilir Kerni është vlerësuar me Urdhrin e lartë të Nderit të Kombit në Kroaci.

Lajmin e bën me dije bashkëshortja e tij, Dori Kerni, përmes një postimi në rjetet sociale.Gjashtë vite më parë, Kerni dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit në Shqipëri. Në atë kohë u fol se buxheti i ulët i akorduar nga Ministria e Kulturës nën drejtimin e Mirela Kumbaros, ishte një nga arsyet që çoi Kernin drejt dorëheqjes, ndonëse ditë më parë kishin qarkulluar thashethemet për shkarkimin e tij.

Primo-balerini për 13 vite i Teatrit Kombëtar të Zagrebit, do të rikthehej sërish në Kroaci pas dorëheqjes, për t’u emëruar në postin e rëndësishëm të drejtorit të Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit deri në vitin 2023.

Kroatë siç duket, jo vetëm nuk kanë lejuar të largohet balerini i talentuar shqiptar, por edhe e kanë vlerësuar me medaljen e lartë.

Kujtojmë se titullin “Nderi i Kombit”, Kerni e ka marrë edhe në Shqipëri, akorduar nga presidenti Ilir Meta në vitin 2021.

Please follow and like us: