Albspirit

Media/News/Publishing

Abdulla Mehmeti: PROPAGANDA RUSE NË SHTETET BALLKANIKE

Cilët politikanë, analistë, konspiracionistë dhe media i paguan Rusia në shtetet ballkanike?
Rusia paguante nga 2000 euro në muaj për figurat publike për të përhapur propagandën e saj në Bullgari
Të dhënat nga shërbimet sekrete bullgare tregojnë se Rusia u paguante nga 2000 euro në muaj figurave publike, gazetarëve dhe politikanëve për të përhapur propagandën e saj në Bullgari, tha zëdhënësja e qeverisë dhe shefja e kabinetit të kryeministrit, Lena Borislavova.
Ajo sqaroi se paratë u janë dhënë politikanëve, gazetarëve, analistëve, politologëve dhe personave të tjerë që dalin në media dhe detyra e tyre ishte të formësonin opinionin publik. Sipas saj, disa prej tyre janë përdorur për të ngatërruar opinionin dhe përhapur keqkuptime dhe frikë.
“Këtë duhet ta dinë të gjithë ata që pështyjnë lirisht, pa pagesë kundër BE-së dhe NATO-s, dhe mbështesin veprimet e Putinit në Ukrainë. Ata që ju frymëzojnë paguhen për ta bërë këtë”, tha Borislavova.
Së fundmi Bullgaria dëboi 70 diplomatë rusë dhe punonjës të tjerë nga ambasada ruse në Sofje. Për shkak të kësaj, ambasadorja Eleonora Mitrofanova tha se ambasada ruse mund të mbyllet plotësisht.
(Shkrimi është huazuar nga mediet e huaja dhe përkthyer për lexuesit shqiptarë)
(4 korrik 2022)
Please follow and like us: