Albspirit

Media/News/Publishing

Bexhet Çobani: In memoriam, Elmaz Bej Libohova!

100-VJETORI I LINDJES, 03.07.1922 -03.07.2022
Elmaz Libohova lindi në Libohovë, më 03.07.1922 është djali i Mufid Bej Libohovës dhe danezes Ollga Schweizer (Madam Ollga i flisnin në Libohovë). Elmaz Libohova studimet e mesme i kreu në Liceun e Korçës, ndërsa studimet e larta i kreu për Jurisprudencë në Paris. Elmazi ishte një nga studentët ekselentë të kohës. Elmazi ishte i pajisur me një trashëgimi të rrallë kulturore, arsimore dhe arkivore të familjes Libohova, fatkeqësisht aktiviteti i tij u ndërpre pa filluar akoma, në rrethet intelektuale të kohës ai përflitej si një intelektual me të ardhme të ndritur për Shqpërinë.
Më 1945 Elmazi u kthye në atdhe, për të qëndruar pranë të ëmës, për arsye se nëna e tij Madam Ollga, nuk pranoi të largohej nga Shqipëria. Ajo ishte shprehur, do ri në vatanet e burit tim.
Elmazi u arrestua më 1947 dhe u dënua me 15 vjet burg për tentativë arratisjeje, agjitacion e propagandë dhe pjesëmarrje në grup armiqësor. U lirua më 1959.
Që pas vitit 1949 deri më 1958-ën për gati një dekadë, Ollga jetoi e internuar në fshatin Tresh të Lezhës. Pas daljes së Elmazit nga burgu, Madam Ollga jetoi disa kohë me të në fshat. Në dhjetor të këtij viti 1958, ajo vdiq në moshën 77-vjeçare dhe u varros në fshatin Zejmen të po atij rrethi.
Nga punët e rënda, torturat, bashkëshortja ndodhej në hetuesi të Lezhës, Elmazi ndëroi jetë në moshë shumë të re në 10 prill 1977, në Tresh të Lezhës.
Nga martesa e Elmasit lindën tre djem: Enveri, Kemali dhe Mufidi (i riu).
I PËRJETSHËM KUJTIMI I ELMAZ BEJ LIBOHOVËS.
Please follow and like us: