Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Frikë mbi tërë frikërat

Frikë mbi tërë frikërat
Hapat e tu që pas më lënë.
E kur këmbët ikin, me një hap të rëndë,
Mbeten zërat e tingujt – lindin rrënjë.
Shpirti yt mban shpirtin tim ndër duar plagë të bërë,
Ndër kocka hekur dhe syve plot lëng e këngë.
Aq dhëmb për dhëmb
Mishi im me mishin tënd.
Unë rëndohem me faj
Kur ti pyje të tërë më fal
Dhe shoh nga frikërat, unë gur e bërë
Por prapë qaj –
Se ti mbart dashuri Dominus.
Dhe kjo s’është pak.
Frikë mbi tërë frikërat
Hapat e tu që më lënë pas
E kur këmbët ikin, të rënduara hap përmbi hap
Kuptoj se asnjë ikje tjetër s’dhemb sakaq.
Tokave i mungojnë qiejt
E qiejve tërë yjet kur ty s’të kam.
Ti ke tërë integritetin e deteve dhe oqeaneve,
nën e mbi mal;
Tërë dinjitetin e tërë burrave që lënduan me e pa fjalë.
Dhe unë gjethet e pemëve për çdo stinë,
Dhe tërë ëndrrat e pyjeve për çdo shtëpi kam.
Please follow and like us: