Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Mi ke parë e prek poret plot

Mi ke parë e prek poret plot
Diell e det, zjarr e thellë
Më ke prek e më ke ndierë.
Ta dish ti
Se gjithçka kërkova e gjithçka gjeta
Për ty linda e prej teje rilinda.
E sa jetë që kam e sa shumë që pata
Veç për ty e veç prej teje.
Unë pashë ngjyrat e shpirtit tënd
Dhe e tëra u përlyeva në përjetësi
Sa lot lumturish e vetmish, ta dish ti.
Të pres se gjithmonë të prita.
Please follow and like us: