Albspirit

Media/News/Publishing

+16/Anestezisti përdhunoi pacienten gjatë prerjes cezariane

Policia braziliane ka arrestuar anesteziologun e spitalit Mulher Sao Joao de Meriti në Rio de Janeiro. Giovanni Quintella Bezerr, 32-vjeç, dyshohet se ka përdhunuar një paciente gjatë procesit të prerjes cezariane në spital, transmeton Telegrafi. Gjithçka është filmuar me telefon të mençur që ishte vendosur në mënyrë të fshehtë, brenda sallës së operacioneve. Bashkëshortit të shtatzënës i është thënë që të dalë nga hapësira para se të fillojë ndërhyrja kirurgjike, e ajo çfarë i ka ndodhur asaj më pas e mësoi nëpërmjet televizionit, kur njohu mjekun e arrestuar. E viktima e këtij sulmi seksual i tha familjes se ka pasur halucinacione, por në fund doli se ajo vërtetë ishte përdhunuar.

“Kurrë nuk kam parë diçka të ngjashme”, tha Barbara Lomba, e angazhuar për të kryer hetimet.

Personeli i spitalit, siç raporton CNN Brasil, ishte brengosur për shkak të sasisë së anestezionit që Quintella Bezerra e kishte përdorur, e pikërisht për këtë kishin vendosur fshehtazi telefonin e mençur për të filmuar ndërhyrjen. Ata ishin tmerruar kur e kishin parë se si derisa mjekët po kryenin prerjen cezariane, anesteziologu i vendosi në gojë organin gjenital e krejt kjo u krye duke e vendosur një lloj të perdes rreth shtratit, me qëllim që mjekët e tjerë mos ta shohin. Sipas mediave braziliane, Bezerra e kishte keqtrajtuar seksualisht gruan për afro 10 minuta.

Personeli i spitalit i thanë hetuesve se i njëjti mjek kishte vepruar edhe në dy raste të ngjashme, kështu tani policia po heton nëse dy gratë tjera ishin viktima të sulmeve seksuale – dhe pritet të mësohet se kush e kishte asistuar në ato dy raste tjera Bezerran. Pasi që personeli mjekësor e kishin raportuar rastin tek menaxheri i spitalit, policia shkoi menjëherë dhe e arrestoi anestezistin në vendin e tij të punës.

Please follow and like us: