Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Fushatë elektorale me të vdekurin

Ky Erion Veliaj është një tjetër karabush që i ka rënë për pjesë vendit tim. Paska thënë, ”bëj ça dush, hidhuni edhe nga ballkoni po të doni. Siç po ndodh edhe me këtë gazetarinë e rreme etj”. E ka fjalën për ikjen tragjike pak ditë më parë të gazetarit Kastriot Myftaraj. Në fund të fundit ishte pjesë e asaj gazetarie të fortë, shpifje apo jo, gjykatat e vendit aty ishin. Nga ana tjetër nuk dihet se ka humbur një gjyq kur e kanë akuzuar. Gazetaria e fortë është pjesë e demokracisë. Në vija të përgjithshme ai ishte i fortë në analizat e tia karshi kastës publike dhe shtetarit. Kjo nuk i kishte dhënë privilegjet e shumë të tjerëve rreth e rrotul tij. Madje nuk voziste me makina të shtrenjta. Ndofta nuk ka pasur makinë fare. E vetmja pasuri që kishte ishin librat. Dhe një jetë tejet modeste. Dhe ishte dukshëm i përgatitur. Në fund të fundit ishte ai që ishte, krijesë e lirë. Nuk vuloste për fatet e të tjerëve. Por kur dëgjon një kryetar Bashkie, madje asaj më të madhes në vend, i cili e përmbledh ikjen e një njeriu në një vulgaritet pervers të tipit stalinian, është të ulërasësh. Nuk e di se si i toleroni edhe ju si shoqëri. Nuk është aspak humane. Nëse nesër gjeni një kufomë diku mos prisni të ndëshkohen fajtorët. Ky me siguri ka fërkuar duart kur ka mësuar për vdekjen tragjike të një gazetari. Eshtë e nevertishme. Dhe pyetja është se, përse duhet t’i trembet kaq shumë një qeveritar a një shtetar, një pene të lirë? Nëse je i ndershëm dhe i sigurtë në fitoren e radhës, përse duhet t’i mbushësh mendjen njerëzve edhe me perversitetin tënd mbi të vdekurit? Përse duhet ta tregosh publikisht këtë kënaqësi kafshësh nga xhunglat e Afrikës. Përse i duhet bëre me dije qytetarëve kënaqësia jote për një të vdekur? Këta bij kurvash nuk meritojnë asgjë kurse ju i votoni. Ky është modeli që duhet të dëgjojnë brezat e rinj për të bërë nesër politikë? Oj, bëj ça të dush, hidhu dhe nga ballkoni, thotë. Nuk e kuptoni, po ju intimidon edhe juve, të gjithëve. Mos t’i futemi pastaj të folurit, një e tillë prej ordineri denigrues, pa pesë gram shqipe universiteti. I flet auditorit bashkiak sikur të jetë në një mbledhje guerrilasish. Dhe turp të kenë ata që e dëgjojnë e nuk e pështyjnë. Lëre në qetësinë e vet atë që mori dhe’.
Jeni bërë vulgarë karshi çdo vlere njerëzore. Jeni bërë kafshë fare. Po të ishe ti karabush një qytetar i thjeshtë, gazetari as që do ta dinte emrin. Po je aty ku je për shkak të votës. Megjithëse je kokë e këmbë i zhytur në manipulime. Keni filluar fushatën elektorale që tani. Keni muaj që e keni nisur. Nuk e keni mendjen tek hallet e njerëzve por te karrikja. Po ta kishe tek njerëzit, nuk filloje fushatën një vitë përpara. Për më tepër që je në pushtet dhe koha është e taksuar për njerëzit, për qytetarin. Fushata ka standartet e saja sipas legjislacionit. Një pemë mbjell dhe të mbysin sysh ekranet me surratin tënd. Tani ke zënë nga fushata me të vdekurit. E para turp i tyre që të japin votën ty. E dyta, turp edhe ata që nuk të nxjerrin me shqelma bythësh.
Please follow and like us: