Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: Legjendë ilire

Një legjendë ilire thotë se pas vdekjes afro dymijë vjet më parë të perandorit romak Neron, që vrau veten sepse e urrenin të gjithë pas djegies që i bëri Romës, shpirti i tij u arratis dhe u fsheh në malet e humbura të Ilirisë.

Pas disa shekujsh në zgafellë shpirti i Neronit doli dhe zbriti në kryeqendrën e Arbërisë, ku endet fantazmë mesnatave në rrugët e zbrazura të kryeqendrës arbërore, në pritje të përsëritjes së ngjarjes çmendurore të djegies së Romës, që e futi në histori emrin e Neronit.

Legjenda thotë se shpirti i Neronit nuk zbret në ferr pa e parë edhe kryqendrën arbërore të digjet si Roma dikur në gjashtë ditë. Legjenda i jep popullit arbër si rrugëzgjidhje vetëm një alternativë: ose të djegë shpirtin e Neronit, ose të djegë kryeqendrën e sotme të Arbërisë.

Please follow and like us: