Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Kajtazi: TOKA E JETËS ËSHTË E PAFALSHME 

 

Toka është rrethuar me tela me gjemba

një kalë

dy lopë
dhe një dhí kullosnin n’bjeshkë!

Roje n’shi me pushkë gjuetie

një ari

dy ujq

dhe një dhelpër silleshin rreth e përqark!

Brenda n’kasolle oxhaku është dhezë

një copë bukë misri

dy rriska djathë dhíe

dhe një shishe raki rrushi!

 

 

Please follow and like us: