Albspirit

Media/News/Publishing

Bandat kriminale serbe duhet të shuhen/Amerikanët thoshin: Thaçi është një bandit malesh!

Idriz Morina

Përsëritja e sulmeve të vazhdueshme të bandave kriminale serbe ndaj policisë së Kosovës duhet të marr fund. Bandat serbe nuk mund të jenë mbi ligjin, dhe aq më pak, që një bandit të lirohet edhe nga Prokuroria.
Po ashtu reagimi i vonuar i Prokurorisë Themelore dhe heshtja e Prokurorisë Speciale nuk guxojnë të ndodhin.

“Zyrtarët policor i kanë kërkuar Prokurorisë Speciale të marrë në hetim ngjarjen. Edhe pas këmbënguljes së tyre, Prokuroria nuk u përgjigj pozitivisht. Ndërkohë, prokurorja e prokurorisë themelore e liroi menjëherë njërin prej kontrabandistëve sulmues të policisë”, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të cilit reagim i është bashkuar më pas edhe kryeministri teksa i ka pritur në Qeveri pesë policës e lënduar nga sulmi kriminal serb.

Pra, kjo situatë tregon edhe për brishtësinë e sigurisë së sistemit, në fakt mungesën e kohezionit dhe të vetë unitetit të tij.

Sulmi i mbrëmshëm që ndodhi edhe pse i ndryshëm nga sulmet e mëparshme, të kryera me armë zjarri dhe mjete të tjera para disa javësh, në zonën kufitare me Serbinë, nuk është krejtësisht jashtë boshtit të atyre ngjarjeve.

Bandat serbe nën kontrollin e Radojçiqit dhe Listës Serbe

 Përpjekjet që kontrabanduesit ta thyejnë ligjin, në mënyrën më të vrazhdë duke goditur me kamionë veturat e policisë si në filmat aksion, flet qartë për një krim të organizuar, i cili beson se është i strukturuar mbi vetë shtetin, pra mbi forcat e sigurisë, prandaj i shpërfillë totalisht.

Dhe kjo çon në dyshimin e bazuar se veprimet e atilla kriminale mbështeten nga bandat, që dikur quheshin “Roje të urës” e më pas, “Mbrojtja civile”, ku Radojçiqi dhe Lista Serbe, janë të përfshira totalisht, si zbatuesit e përpiktë të politikave të Serbisë kundër Kosovës.

Image

Millan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviç

FOTO GALERI

Në fund të vitit të shkuar Qeveria Amerikane, e shpalli në listë të zezë një grup, përkatësisht krerët e një bande serbe me bazë në veri, me veprim ndërkombëtar, duke i identifikuar si krerë të bandës Zvonko Veselinoviçin, udhëheqës dhe zëvendës të tij, Millan Radojçiqin.

Që të dy këta janë identifikuar se kanë pasur raporte shumë të mira me Hashim Thaçin, përkatësisht me Ramush Haradinajn.

Thaçi sa ishte president e kishte këshilltar një agjent të BIA-s serbe Branisllav Nikoliqin, i cili aktualisht është deputet i Listës Serbe dhe është vëllai i ish-kryetarit të Shtërpcës, të arrestuar korrupsion, Bratisllav Nikoliqit. Hashim Thaçi këtë të fundit e kishte ‘mik’.

Ajo që është e habitshme, në disa raste të tilla nuk ka reaguar fare opozita, që të dënojë sulmet e grupeve paramilitare serbe ndaj policisë së Kosovës. As sot! Ndoshta i është dukur rast i lehtë, dhe se mund të përfitojë poena dikush në institucione.

Por, ai apo ajo qeveri që ia arrin ta qetësojë veriun, më saktë ta paqtojë, do të bëjë histori. Kështu që është detyrë e secilit prej neve që të ndihmojmë në kthimin e rendit dhe ligjit në veri, në normalizimin e jetës atje, dhe në të drejtën e rivendosjes së të gjithë shqiptarëve të shpërngulur nga atje me dhunë, herën e parë nga forcat ushtarake e policore serbe gjatë luftës, dhe herën e dytë bandat serbe dhe bandat e përbashkëta të posakrijuara pas luftës.

Njerëzit kryesor nga radhët e shqiptarëve që mbahen përgjegjës për zbrazjen e veriut të Mitrovicës më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 janë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët sot ndodhen në Hagë. Brenda një nate të vetme, u vranë së paku 10 shqiptarë dhe u plagosën 25 të tjerë, ndërsa mbi 12 mijë veta i dëbuan, për të mos u kthyer kurrë, duke jetuar ‘muhaxhir’ brenda shtetit të tyre.

Pra, bandat kriminale serbe, mbetje të regjimit të Millosheviçit, vazhduan programin e Akademisë, ushtrisë dhe të Kishës serbe, që ta spastronin veriun, i cili sot do të kishte shumicë shqiptare, pa ato ngjarje.

Këta mbajnë përgjegjësi, që përveç se nuk iu ofruan ndihmë, penguan edhe ata shqiptarë që deshën t’i dilnin në ndihmë. Po ashtu nuk i lejuan shqiptarët që të protestonin për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, duke iu premtuar se do ta zgjidhnin ata situatën.

Po ashtu këta dhe grupet tjera kriminale, mbajnë përgjegjësinë për trazirat e marsit të vitit 2004, të cilat çuan në humbjen e pozicionit dhe respektit të shqiptarëve në bashkësinë ndërkombëtare, dhe bën që, pavarësisht se numri i shqiptarëve të vrarë nga serbët ishte dukshëm më i madh se i serbëve, që nga atëherë ata të shihen si viktima.

Kjo histori mbeti e pahetuar dhe e pakorrigjuar, ndërsa bëri që serbët në Vjen të fitojnë të drejta të jashtëzakonshme, të cilat vazhduan të zgjerohen në bisedimet në Bruksel të drejtuara nga Hashim Thaçi dhe mbështetësit e tij.

A ishin banda apo jo?

Nëse janë të besueshme librat amerikan, deklaratat e diplomatëve amerikan, ju mund të befasoheni edhe njëherë.

Sipas një citati, që e ka sjellur në Fb, kohë më parë, profesor Ramazan Bekteshi, të librit të David Filips “Çlirimi i Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja e SHBA-së”, rezulton se Hashim Thaçi disa vite pas luftës, konsiderohej, banditë. Dhe ky ishte motivimi kryesor, se pse nuk u lejua nga amerikanët që ai të zgjidhej kryeministër i Kosovës.

Në fakt, gjatë gjithë qeverisjes në Kosovë, sa ishte gjallë Rugova, Hashim Thaçi, nuk kishte mundësi të bëhej as ministër.

Ja si kishin përfunduar negociatata e filluara në vitin 2001 për krijimin e koalicionit LDK-PDK-AAK: “Rugova do të mbante postin ceremonial të presidentit. Bajram Rexhepi, që përfaqëson PDK-në do të ishte Kryeministër dhe të formonte qeverinë. Thaçi kundërshtoi; ai e deshi postin. Sipas Ambasadorit Menzis: “Mua m’u dha detyra që t’i them Thaçit se ai s’do të jetë kurrë kryeministër”. Menzies vepronte me instruksione nga Uashingtoni. “Nuk ishte një vendim i marr nga vendorët,” nuk e deshën. Ata mendonin se ai (HTH) është një bandit nga malet”.

Please follow and like us: