Albspirit

Media/News/Publishing

Elta Milori: Urime Shqipëri!

Sot Shqipëria arriti të ulet në tavolinën e negociatave për anëtarsim me të drejta të plota në shtëpinë tonë të madhe që quhet Europë!

Dy vende ballkanike Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, sot kanë shansin e madh historik për çeljen e negociatave për rrugëtimin si të barabartë, midis të barabartëve, për më shumë mirëqënie për popujt tanë, për më shumë arsimim bashkëkohor, për biznese më të konsoliduara, për një sistem drejtësie të reformuar sipas standardeve europiane, për sigurinë e vendeve tona e Ballkanit në tërësi, që në këto rrethana lufte në Ukrainë ua hapi sytë më mirë liderëve europianë se çfarë do të thot konflikt në Ballkan që nuk është quajtur kot “fuçi baruti”.

U deshën plot 16 vite që nga 2006 që Shqipëria të fillojë rrugën e gjatë deri këtu ku arritëm sot.

Sigurisht do kalojmë shumë sprova e ato më të mëdhat politikëbërësit e ata që do e menaxhojnë politikën e brendshme e të jashtme të Shqipërisë në vitet që pasojnë, të cilët do të jenë nën një monitorim të kujdesshëm. Por pavarësisht gjithë këtyre rregullave të forta, detyrimeve e kufizimeve që do kemi për të arritur aty ku duhet, ne e meritojmë të jemi pjesë e shtëpisë të madhe.

Ne jemi europianë me identitet të qartë që nuk na i vërteton e certifikon BE.

Ne kërkojmë të jemi të barabartë me anëtarët e tjerë të familjes së madhe europiane, për vetë hallet tona që kemi si komb, ca nga rrethanat historike, ca nga gjeopolitika, ca nga fqinjësitë jo fatmira, ca nga qeveritë e papërvoja e me difekte të këtyre 112 viteve shtet, se e meritojmë të jemi aty.

Që nga sot ne hyjmë në fazën e të qënit më serioz në çdo hap e veprim që do të ndërmarim për të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë!

Edhe një here: Urime Shqipëri

Fat të mbarë!

Please follow and like us: