Albspirit

Media/News/Publishing

Nurie Emrullai: Endem e largët…

Endem e largët,
Mes zërave që krijuan zërin tim.
Fshehja ime
Është shfaqja ime këtu përballë tyre.
Lejoj të më njohin,
Sepse s’do më njohin kurrë.
Veç kush e di
Se tokë jam,
Se qiell jam,
Se erë jam,
Se jam pluhur.
Please follow and like us: