Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Fushat me prodhime stok dhe sigurimsi IM

 

 

Kur pyet një bujk se përse fushat janë plot me shalqinjë të çarë, e pa vjelur? Të përgjigjet, ku t’i çosh? Nuk ka treg! Çmimi është zero! Magazinat e grumbullimit nuk tërheqin. Fabrika përpunimi nuk ka. Edhe në ka disa, janë sqimatare. Pastaj të rrëfen se nuk ia del dot as të frezoj apo të punoj tokën. Çmimet janë kanë shkuar në kupë të qiellit, ja kështu dhe toka ktheht në djerrë, madje shumë nga ne i kanë dhën me qera. E për dreq, nuk gjen as krahë pune… Kjo është e dhimbshme. Kështu të thonë. Mirëpo nga skupet qeveritare nuk ka rëndësi fushat pa fund me prodhime që digjen në diell. Ka dosja e sapo zbuluar e një politikani të lartë me iniciale IM. Dhe sipas gjasave ky është ish Presidenti i shtatë i Republikës Ilir Meta. Kësisoj nga ky moment, shqiptarët janë totalisht të eksituar se si është e mundur? Se sa të thella paskan qënë këto punë. Se sa i korruptuar është ky ish president etj. Se dërrmuese është për ta, non gratat e Berishës nga Amerika dhe Anglia etj. Pasi ky Berishë i ka bërë një dëm kolosal ekonomik superfuqive që janë determinate në ruajtjen e rendit botëror. Nuk kanë rëndësi fare shkretëtirat e kalbëta me prodhimeve, nuk kanë rëndësi fare përpunimet a gjetja e formave për mos vdekjen e djersës në fushat e Myzeqesë. Se kur ka super prodhim, nuk e ka fajin që mbjellë e korr, por ata që nuk dinë ta menaxhojnë. Mirëpo si ajo fabula që hodhi budallai një gurë në lumë dhe u vërsulën shkenctarët për ta gjetur. Kështu edhe me rastin e shtetarit të lartë IM. Dhe ju merruni me të. Dhe ta dini se, sa kohë të bëheni karrema të tillë, të propagandës qeveritare, përpiquni të kuptoni se faji nuk është i atij që penetroi aq lartë në kupolën shtetërore, por i rojave që ishin tek dera. Kemi komisione gjoja parlamentare për verifikimin e figurave, shërbime sekrete etj. Si është e mundur që nuk i kanë zbuluar? Kur këto hallka shtetërore nuk zbulojnë dot një kandidat për president, çfarë mund të presësh për ruajtjen e sigurisë kombëtare. Sot një pjesë shqiptare, madje dhe intelektuale janë gati të eksituar nga ky zbulim i ”jashtëzakonshëm” por kurrë nuk u skuqën nga fakti historik se babai i kryeministrit është firmëtar i një varje publike, për një poet bash në kapërcyell të diktaturës, pikërisht për të drejtën ligjore dhe liritë e individit. Kurrë nuk u skuqët se si këto komisone a hallka verifikuese lejuan të bëhen deri ministra persona me dëshmi shoferi nga Zvicra, apo universitete fiktive nga Maqedonia e Veriut etj. I keni me emra dhe të rregjistruara në kancelaritë e Kuvendit, zotërinjtë Sadri Abazi a Lefter Koka. Mirëpo ju jeni të eksituar nga zbulimi i beftë, pikërisht një ditë pas daljes hapur të ish presidentit si opozitar. Kjo ka domethënien se ne jemi një shoqëri që i frigohemi opozitarizmit për shkak se gjithçka dhe çdo gjë e bëjmë përmes mikut dhe jo të drejtës civile qytetare. Po të ishte kjo e dyta, do i kërkonim llogari së pari institucioneve që promovuan kësi elemente. Madje do kërkonim në kor dorëheqjen dhe penalizimin e tyre. Thjeshtë e pak, për pa aftësi në ushtrimin e detyrës. Por nuk e bëjmë. Kësisoj ka sot e 30 vjet që gjithçka është tranzicion. Njerëz që me zë të ulët të afrohen dhe të thonë, o po mirë e ke, kështu janë këta, po ne nuk ndihemi. Ndaj fushat e Myzeqesë së artë janë plot prodhime të pashitura, plot qelbëzime se ne kollofisim skupet qeveritare.

Please follow and like us: