Albspirit

Media/News/Publishing

Libri “Vera e shpirtit” i Vlora Obertinca, një enciklopedi e jetës dhe dashurisë!

Bernë, 12 qershor -Autorja e këtij libri voluminoz prej 366 faqe, ka një CV të ngjeshur dhe bagazh te dendur. Vlora Obertinca – eksperte e tregjeve financiare dhe kandidate për doktoraturë në Lidership. Pesē herë drejtoreshë në institucionet kyçe financiare të Kosovës, këshilltare në Qeveri, hartuese e reformave ekonomike qeveritare, motivuese dhe mësuese e metafizikës, poete dhe shkrimtare.

Vlora Obertnica ka lindur dhe është rritur në Prishtinë, një ndër familjet e para të mjekëve në Kosovë. Ajo është poliglote dhe flet rrjedhshëm gjashtë gjuhë të huaja, ndërsa shkruan edhe libra në gjuhën angleze. Publicisiti dhe gazetetari yne i njohur Nefail Maliqi qe drejton gazeten zvicerane Le Canton27.ch librin e Vlora Obertinces e ka vlerësuar lart duke e quajtur si enciklopedi e jetës dhe dashurisë. Ai, veprën e saj, e ka identifikuar me personalitetin e autores, e cila është humaniste, ka një ndjeshmëri dhe dashuri të madhe ndaj njerezimit, për jetën dhe filantropinë, që e ka përmbledhur ne 366 faqe në librin e saj të posabotuar me titull “Vera e shpirtit”, liber ky i cili pritet të promovohet ne Zvicer dhe vendet tjera evropiane, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Vlora Obertinca: Njeriu që dhuron dashuri dhe operon në këtë frekuencë, në jetën e tij të përditshme çfarëdo që ai prek, shndërrohet në sukses
 “Fuqia e dashurisë, është fuqi që nuk shihet, nuk preket, por vetëm ndihet dhe ka aftësinë të shërojë çdo gjë. Si e tillë që është, deri tani, në shekullin XXI, askush në rruzullin tokësor s’ka mundur ta mposhtë me asnjë formulë shkencore”, thotë Vlora Obertinca e cila se shpejti do të mbrojë edhe tezën e doktoraturës.

Autore e librit motivues “Vera e shpirtit”–libër me definicione unike për mësimet motivuese, në lidhje me të jetuarit e jetës në harmoni me mendjen, trupin dhe shpirtin. Njeriu që dhuron dashuri edhe operon në këtë frekuencë.

Njeriu që dhuron dashuri dhe operon në këtë frekuencë, në jetën e tij të përditshme çfarëdo që ai prek, shndërrohet në sukses. Këta njerëz janë shumë të adhuruar nga rrethi dhe shoqëria, duke mos ditur se si ta shpjegojnë këtë ndjenjë adhurimi, duke mos ditur ta shpjegojnë që kjo dritë e madhe që i rrethon ata, është Aura e tyre e mbushur plot dritë dashurie.

Vlora Obertinca e ka zhveshur individin nga maska e luksit, e lumturisë false dhe e ka dhënë ashtu si është. E ka marrë për dore dhe e ka ulur diku, duke ia prekur telat e zemrës, duke ia çelur dritën e fikur në shpirtin e tij, i ka kthyer vetëbesimin, se pavarësisht nga gjithçka, ti je i zoti, ti ke forcë, ke këmbë, jo vetëm për të ecur, por për të vrapuar. I jep çelësin në dorë, që do të hapë dyert e jetës, dyert e suksesit dhe dyert e lumturisë.

“Po ta dinim gjuhën e frekuencave, do të mund të komunikonim me çdo qenie që shohim me sy, ose Universin tonë do ta perceptonim me anë të ndjenjave. Çdo gjë që ekziston në Univers, ka inteligjencën dhe frekuencën e vet, me të cilën komunikon me speciet e njëjta dhe me çdo gjë që na rrethon, madje edhe vetë toka në të cilën jetojmë ka frekuencën e vet…», ka shkruar ajo te libri i saj.

Sipas autores “Për momentin, thëniet e mia të vëna nën thonjëza janë hipoteza, meqenëse nuk jemi ende në stadin e evoluimit shkencor për t’i vërtetuar ato, por mbase një ditë, hipotezat në fjalë do të vërtetohen…”.

 “Pasioni është gjuha e shpirtit, që flet vetëm në një gjuhë që nuk flitet, por vetëm ndihet, gjuhë që përkthehet në ndërdije në 7000 gjuhë të ndryshme për 7 miliard njerëz në tokë”, thotë ajo në librin e vet “Vera e shpirtit”. Kultura jonë pellazgo – ilire është një kulturë e lashtë, po aq e lashtë sa vet njerëzimi në tokë. Civilizimi pellazg thuhet të ketë orgjinën nga ylli Sirius i cili gjindet në Galaksinë tonë. Andaj, s’do mend se edhe Atlantida me një teknologji shumë më të avancuar se sa sot, duhet të ketë qenë pellazge. Tërë kjo trashëgimi antike e popullit tonë, na bënë të kuptojmë, se paraardhësit tonë pellazg kur kanë populluar tokën, me vehte kanë sjellur edhe perlat e diturive së bashku me ligjet e Universit, ligje këto që përcjellin njeriun në çdo hap të jetës dhe i japin kuptimin e duhur asaj, nga aspekti fizikë dhe shpirtëror. Vetë fakti që historisë botërore i kemi dhënë burrështetas , që nga Aleksandri i madh në Romën antike, katër Papë Vatikanit, 28 vezira perandorisë otomane deri te Ataturku, Kapodeistria i Greqisë moderne, mbretin Faruk të Egjiptit, duke vazhduar me Napoleonin e familjes arbëreshe Bonaparti, dhe shumë të tjerë, flet për atë se ne i kemi në duar thesarët e mrekullive të botës dhe se, historia e jonë duhet rishkruar njëherë drejtë dhe mirë”.
“Vera e shpirtit” alias Vlora Obertinca!
Vlora Obërtinca ne librin e saj ngerthen rrugën që duhet të ndiqet, për të arritur ekuilibrin në mes të mendjes trupit dhe shpirtit, për të gëzuar më tutje jetën, sfidë me të cilën po përballet pothuajse secili nga ne. Ajo ia ndriçon rrugën jetësore njeriut duke i treguar konkretisht se si ti përballet me problemet e jetës, si ti tejkalojë ato, dhe si të ngritet fuqishëm në këmbë sërish, duke e ofruar sa më shumë njeriun me jetën dhe bukurinë e të jetuarit duke e përdorur dashurinë dhe mendimin pozitiv.
“Sot është e vështirë të gjesh një person që nuk do të dinte për ndikimin pozitiv që ka mirënjohja në jetë. Por njohja e ekzistencës së teknologjisë, frekuancave dhe vënia në praktikë e saj janë dy gjëra të ndryshme”, thotë ajo. Pas leximit të vepres se Vlora Obertinces “Vera e Shpirtit” mund të kuptoni shumçka, madje edhe të mësoni jo vetëm për jetën si dhe perspektivën qe mund ta fitoni përmes frekuancave të lumturisë, respektit, harmonisë dhe dashurisë reciproke. Njëkohësisht ajo flet edhe për sfidat për të arritur deri te këto procesev pozive, qe na prijnë në jetën e përditshme. Thënë shkurt edhe vetë autorja është “shpirti i huaj” që në fakt e paraqet në veprën e saj në mënyrë indirekte identitin e saj, shpirtin e saj të pastër dhe humanist. Fundja secili çfarë ka në zemër apo shpirt mundet te hedh në letër apo t’ua trasnmetojë të tjerëve. Për shembull Hitleri s’mund t’iu flas për paqe apo Shën Tereza për femijet e pasur, sikur që s’mund të flas as Vlora Obertinca për djallëzitë e njerëzve për të penguar universin e lumturinë, perspektiven dhe dashurinë mes njerëzve”, thotë Nefail Maliqi.
“Çdo gjë në Univers është energji dhe ka frekuencën e tij, madje edhe shtëpia ku rrimë, mobiljet ku ulemi, paratë tona në konto, makina që e ngasim, veshmbathjet tona, kopshti që na rrethon dhe çdo gjë tjetër që shohim me sy, që frymon dhe nuk frymon, ka energjinë dhe frekuencën e komunikimit të tij brenda Universit tonë. Aftësitë e komunikimit njerëzor e tejkalojnë komunikimin verbal. Kjo ndodh shumë shpesh, kur dikush flet dhe ne e shikojmë në sy pa folur fare, e kuptojmë mesazhin, ngase ne e kemi aftësinë e perceptimit të mendimit dhe të deshifrimit të tij nëpërmjet ndjenjave tona…”, ka shkruar ne vazhdim autorja ne librin e saj.
Edhe autorja e kishte të qartë qëllimin se përse do ta shkruante këtë libër: “E dija se duhet të shkruaj një libër, por nuk e dija saktë se si dhe çka do të shkruaja. Mbase shkrimi i librit ishte një kërkesë nga shpirti im për ta realizuar, në mënyrë që të ndihmohen shpirtrat e tjerë në rrugëtimin e vështirë të jetës, pa udhërrëfyes, manual apo leksione të mësuara paraprakisht. Unë e hap mendjen, edhe zemrën time, duke rrëfyer edhe gjëra të ndjeshme nga jeta ime personale, vetëm e vetëm që t’i shërbej një qëllimi më të lartë, që është ndihma e sinqertë e njeriut për njeriun”.
 Fuqia e këtij qëllimi është më e madhe se çdo gjë tjetër, pasi në çdo moment Vlora përpiqet të bëjë vetëm mirë, t’i ndihmojë të tjerët të kapërcejnë sfidat që i dalin para. Tashmë të bërit mirë është një mision për të, pa të cilin nuk mund ta kuptojë jetën e saj. Gjithsecili nga ne duhet të jetë timonieri i jetës së tij, të mos presë me sytë nga qielli apo nga të tjerët zgjidhjen, pasi i zoti e nxjerr gomarin nga balta.
Autorja ka zhveshur individin nga maska e luksit, e lumturisë false dhe e ka dhënë ashtu si është
Sot, në kohën e rrjeteve sociale, kush e kush përpiqet të garojë me imazhe lumturie, duke shfaqur vetëm të dukshmen, sipërfaqësoren. Në fakt, kjo është të gënjesh veten, të tallesh me veten, t’ua bësh qejfin të tjerëve, që të ndihesh si ata, të mos jesh jashtë spektrit të pëlqimeve të tyre.
Imazhi që na sjell autorja është i kundërt me atë që thamë më lart. E ka zhveshur individin nga maska e luksit, e lumturisë false dhe e ka dhënë ashtu si është. E ka marrë për dore dhe e ka ulur diku, duke ia prekur telat e zemrës, duke ia çelur dritën e fikur në shpirtin e tij, i ka kthyer vetëbesimin, se pavarësisht nga gjithçka, ti je i zoti, ti ke forcë, ke këmbë, jo vetëm për të ecur, por për të vrapuar. I jep çelësin në dorë, që do të hapë dyert e jetës, dyert e suksesit:“Shprehia e të menduarit pozitiv i hap dyert e suksesit dhe të lumturisë në jetë dhe sa më shumë të zhytemi në mendime të bukura, aq më shumë qëllime pozitive realizojmë në jetën tonë, pa e ditur fare që në ndërdijen tonë kemi mbledhur informata apo mendime pozitive, që na e kanë lumturuar jetën aq sa s’bëhet më”, thuhet te parahyrja e shkruar nga zonja Jerida Kulla, tuhet nder tjera nga redaktorja e librit “Vera e shpirtit”.
“Një shpirt i ndriçuar, jep shumë dashuri dhe shëron shumë plagë të njeriut, plagë që nuk i sheh syri, por i ndien zemra dhe trupi ynë. Kur ne marrim dashuri, ndiejmë “fluturat” në stomak, një ndjenjë që jemi shumë të fortë, saqë figurativisht edhe malin do të mund ta shtynim me atë forcë hyjnore, të quajtur Dashuri. Me këtë energji drite, të quajtur Dashuri, njeriu ndihet i lumtur, i ekuilibruar, i qetë, i motivuar dhe është shumë i suksesshëm në çdo aspekt të jetës. Kjo dritë ka fuqi tërheqëse dhe të gjithë njerëzit dëshirojnë të tërhiqen nga kjo energji drite pozitive dhe të kalojnë mundësisht sa më shumë kohë me njerëz të tillë, duke mos u ngopur e duke mos u mërzitur kurrë me praninë e tyre. Prania e njerëzve të tillë bën që të rrezatojnë rreth vetes shumë dashuri dhe të gjithë kanë nevojë për këtë dashuri, së paku, për të tërhequr sado pak rreze nga kjo dritë e madhe dhe e bukur sa më s’ka” – thuhet te libri “Vera e shpirtit”.
Sipas Vlora Obërtinca “Fuqia e mendjes është një fuqi hyjnore që nuk mund të preket fizikisht, por mund të ndihet emocionalisht, fuqi kjo që e kontrollon fizikun dhe psikikën e njeriut, si dhe çdo gjë që e rrethon atë. Kjo fuqi mund të ndërtojë dhe të krijojë kryevepra dhe mrekulli të papara, por edhe mund të shkatërrojë aq shumë, saqë dëmet mund të jenë të pariparueshme, në varësi se si e përdorim këtë fuqi”.
​“Andaj ruani, përkëdheleni dhe duajeni këtë thesar të paçmuar, ashtu siç përkëdhel nëna foshnjën për herë të parë, ashtu si nëna përkujdeset për foshnjën e vet natë e ditë, pa u lodhur fare, me dashuri të pakushtëzuar. Ky është një sekret i pathënë, por është një realitet që mund ta zbatojë dhe ta përjetojë secili prej nesh, sepse çdo njeri e ka këtë thesar që nga ardhja në këtë jetë. Andaj, shfrytëzoni thesarin tuaj me shumë kujdes dhe përkushtim, sepse po e trajtuat këtë thesar siç duhet, nuk do t’ju lërë asnjëherë në baltë. Andaj, nuk e them rastësisht që dijenitë e mëdha, burojnë nga thesaret e vogla e ky thesar i vogël është mendja jonë dhe fuqia e saj e pafundme” – thuhet ne mesazhin e Vlora Obertincës, te libri “Vera e shpirtit”.
Please follow and like us: