Albspirit

Media/News/Publishing

Albion Hasani: NDIKIMI I PANDEMISË COVID-19 NË HOTELERINË E KOSOVËS

HYRJE
Ky hulumtim ofron një përmbledhje të shkurtër rreth ndikimit të pandemisë Covid-19 në sektorin e hotelerisë në Kosovë. Industria e turizmit, e cila është pjesë e pandarë e sektorit të hotelerisë, është një nga sektorët më të goditur nga kriza e pandemisë.

Kufizimet e aktiviteteve ekonomik që ka shkaktuar pandemi Covid-19 dhe që po vazhdon të shkaktojë, më theks të veçantë në sektorin e hotelerisë, është vërejt edhe gjatë këtij hulumtimi që është realizuar në territorin e Kosovë.

Hulumtimi në fjalë ka për qëllim grumbullimin e informacionit mbi ndikimin e Covid-19 në veprimtarinë e hotelerisë në territorin e Kosovës. Në sektorin e hotelerisë vërejtëm një numër të madh të punëtoreve të larguar nga puna dhe nga të hyrat materiale që janë deklaruar më ulje enorme.

Në këtë kontekst, ky sektorë mjaftë rentabil në ekonomi ka pësuar humbje, ndërsa nga ana tjetër, disa sektorë po shënojnë rritje po që janë të paktë.

Kriza e shkaktuar nga Covid-19 ka prekur ekonominë në mënyrë direkte jo vetëm tek ne, por në gjithë botën. Ndërsa, më së shumti ka prekur sektorin e hotelerisë, si dhe sektorë të tjerë që lidhen drejtpërsëdrejti, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Ky punim ka paraparë një analizë të thuktë ku synon të jap përgjigjeje pyetjes:

Si reagojë sektori i hotelerisë në situatën e paprecedentë dhe me çfarë sfidash po përballen ata?

Turizmi dhe gastronomia para pandemisë kanë qenë duke ecur më një ritëm të mirë ekonomik. Ka pasur rritje të klientëve dhe vizitorëve. Dukshëm flasim këtu prej një periudhe gati dhjetëvjeçare, por pandemia Covid-19 dhe masat e distancimit social kanë shkaktuar dëme të shumta për ekonomitë në mbarë botën, si dhe në zhvillimin e turizmit tek ne.

Pasiguria që shoqëron krizën po qon në ulje të investimeve të inovacionit dhe vizitorëve në fushën e turizmit. Kjo ka qenë njëra ndër sfidat më të rënda për bizneset të cilat po merren me turizëm gjatë kohëve të fundit në vendin tonë dhe jo vetëm.

Synimi kryesor i çdo qeverie duhet të jetë përkrahja e turizmit dhe gastronomisë, pra përkrahja e bizneseve përmes grandeve, sidomos në fushën e turizmit dhe gastronomisë dy fusha këto mjaftë rentabile për ekonominë e vendit.

Ndërsa, objektivi më parësor i sektorit të hotelerisë ishte se si qeveria qendrore dhe ajo lokale sa i ka ndihmuar duke pasur parasysh nevojat specifike gjatë kësaj periudhe?

Prandaj, kur flasim për lirimin e masave nga Covid-19, duhet të bëhet studimi i fizibilitetit nga ana e institucioneve kompetente për të parë më për se afërmi gjendjen aktuale dhe pasojat që ka shkaktuar kjo pandemi në këta dy sektorë.

Përmes këtij hulumtimi synohet gjithashtu të trajtojë masat, politikat dhe strategjitë e ndjekura për përballimin e saj në Kosovë. Nëpërmjet këtij punimi synohet të jepen sugjerime dhe mendime për sfidat dhe politikat e rimëkëmbjes ekonomike në periudhën pas pandemike nga ekspertë të fushës përkatëse.

Ky hulumtim, në mënyrë koncize, ofron një përmbledhje të shkurtër të ndikimit të pandemisë në sektorin e Hotelerisë.

Industria e udhëtimit dhe turizmit, e cila është pjesë e sektorit të hotelerisë dhe akomodimit, është një nga sektorët më të goditur nga kriza aktuale e pandemisë.

Kosova ka potencial të çmuar turistik dhe këtë aset duhet ruajtur dhe përkrahur nga institucionet e vendit e në veçanti në këtë situatë mjaftë kritike që po përballët.

GJETJET KRYESORE

Ndikimi i pandemisë në sektorin e hotelerisë, sipas të gjeturave më të theksuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, janë në sektorët me informalitet të lartë, përkatësisht në aktivitetet shërbyese hotelierike në gastronomi.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në kuartalin e dytë të vitit 2020, outputi në këto dy industri është tkurrur për 65 %, përkatësisht 45 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Bizneset hotelerie në këta dy sektorë do të vazhdojnë të goditen më fort për aq sa masat shtrënguese mbesin në fuqi. Shërbimet hotelierike goditen për shkak të kufizimeve në lëvizje të njerëzve.

Në këtë sektorë, goditjet do të vazhdojnë deri në normalizimin e plotë të gjendjes pandemike. Natyrshëm, por fatkeqësisht, këto goditje do të nënkuptojnë rëndesa të theksuara në qarkullim të njerëzve, zvogëlim i dukshëm të të hyrave, dhe mbi të gjitha, ulje drastike e të punësuarve në to.

Për më tepër, punëtorët e këtyre sektorëve janë ose informal, ose pjesërisht informal dhe humbjet në të hyrat për ta do të nënkuptojë shtytje më të theksuar drejt pragut të varfërisë.

Mbyllja e bizneseve për periudha të dhëna do të nënkuptonte rritje drastike në numrat e papunësisë dhe, në periudhë afatmesme, rritje më të madhe të informalitetit.

Ndikimi i tretë, por jo më pak i rëndësishëm, është ai në remitenca dhe investime të jashtme  me theks të veçantë në vendet ku diaspora e Kosovës qëndron.

Kjo mungesë e vizitës së diasporës në Kosovë për shkak të pandemisë u ndje dukshëm në qëndrueshmërinë e bizneseve kosovare gjatë fundit të vitit 2020 dhe fillimit të vitit 2021.

Pothuajse çdo vit, infuzioni financiar i vizitave të mërgimtarëve gjatë verës në Kosovë, ka qenë ekzistencial për mbarëvajtjen e shumë bizneseve në vend gjatë vjeshtës dhe dimrit. Ky infuzion, këtë vit, mungon. I njëjti fat mund t’i pret dhe investimet nga jashtë, së paku për vitin 2022.      Në thelb, këto pika që i përmenda kanë shkaktuar humbje. Dhe pranimi i humbjes, se e njëjta do të ndodhë, është hapi i parë që shoqëria jonë duhet të bëjë. Pra, si në çdo fatkeqësi tjetër individuale e shoqërore pandemia është humbje. Jo gjithçka do të rikuperohet, jo gjithçka do të kompensohet, jo gjithçka, së paku menjëherë do të kthehet në pikën zero.

Përkundrazi, shumë biznese u mbyllen, e të tjerat nuk do të rikuperohen në tregjet që i kanë pasur dikur. Bazuar në parashikimet e deritanishme nga shumë institucione, por bazuar edhe në rrjedhën aktuale të pandemisë, recesioni i vitit 2021 në Kosovë pritet të jetë rreth 8 %, kurse rimëkëmbja ekonomike do të jetë e vështirë dhe e gjatë.

Pra, shoqëria jonë, ka humbur një të dhjetën e ekonomisë së vet gjatë këtyre dy viteve. Kjo humbje nuk kthehet. Por, ajo fillimisht mund të zbutet, e më pas edhe të ndërpritet në thellim.

Nën supozimin e kthimit në normalitet në pranverën e vitit të ardhshëm, rritja ekonomike e vitit 2021 pritet të jetë rreth 3 %, dhe më pas të përshpejtohet në rreth 5 % në vitin 2022 (BB, 2021). Pra, do të duhen dy-tre vitet e ardhshme, për të kompensuar humbjen e këtyre dy viteve mjaftë të renda për ekonominë kosovare.

III. METODOLOGJIA

Qëllimi i këtij hulumtimi mbi “Ndikimin e pandemisë Covid-19 në sektorin e Hotelerisë në Kosovë”, synon evidentimin e informacionit në lidhje me efektet që ka shkaktuar kjo pandemi në aktivitetet e bizneseve hotelerie. Këto vlerësime bazohen në të dhënat e gjetura,  konkretisht këto të dhëna i kam paraqitur më përqindje në këtë punim se si ka ndikuar pandemia në sektorin hotelerisë dhe gastronomisë

 VLERËSIMI I NDIKIMIT TË PANDEMISË NË ASPEKTIN EKONOMIK NË SEKTORIN E HOTELERISË

Duhet të theksohet se ky hulumtim bazohet në të dhëna të saktë në nivel të përgjithshëm.   Qëllimi i këtij hulumtimi ishte ta paraqesë një vlerësim të gjerë mbi ndikimin e pandemisë në sektorin e hotelerisë gjatë periudhës 2019-2021, i cili hulumtim mund të përdorët nga të gjitha politikat dhe hartuesit tjerë që merren direkt më ketë lëmi.

Për më tepër, të gjeturat janë paraqitur bazuar në burime e sakta. Ndërprerja gati dyvjeçare e aktivitetit të sektorit të hotelerisë dhe akomodimit ka pasur ndikim negativ në aspektin ekonomik në Kosovë. Më shumë se 12,000 të punësuar do të jenë janë joaktivë, e kanë humbur punën e tyre dhe nuk kanë të ardhura.

Gjithashtu, ka pasur ulje enorme të mysafirëve. Për shkak të mos-aktivitetit të sektorit të hotelerisë dhe akomodimit, ndikimi i mëtutjeshëm në sektorë ndërlidhës mund të jetë më shumë se 10 milionë euro.

PËRFUNDIMI
Kriza e Covid-19 fatkeqësisht ka pruar një cikël të rëndë ekonomik për vendin tonë. Ky hulumtim në vete bartë të hyra më të ulëta për punëtorët, rënie në qarkullim në bizneset punëdhënëse më të mëdha në vend.

Kjo ulje e konsiderueshme e kontributit të diasporës në vend për gjatë kësaj periudhe dyvjeçare e më shumë ku ka pasur një rënie të investimeve publike e sjellje konservatore të qytetarëve drejt kursimit e jo konsumit e investimit në vend.

Kosova ka tkurrje të mëtutjeshme të ekonomisë, deri në 8 apo 9 % për gjatë këtyre dy viteve ku prodhojë rritje të papunësisë dhe rritje të informalitetit në sektorët më informal në vend. Është jo vetëm dy vite të humbur për vendin, por edhe një periudhë rimëkëmbje e vështirë e arritshme, e dhimbshme dhe mbi të gjitha e kushtueshme për të gjithë e në veçanti për sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë.

Mbi të gjitha, e pazëvendësueshme mbetet qasja e Institucioneve të Republikës së Kosovës që duhet ndjek me vëmendje menaxhimin e pandemisë.

 

 

 

Please follow and like us: