Albspirit

Media/News/Publishing

Suksesi i radhës i Oriola Marashit! Modelja shfaqet në billboard në Venecia: Puna e vështirë…

PANORAMA PLUS/ Ky vit padyshim është i Oriola Marashit. Supermodelja shqiptare po shënon një sukses të madh në fushën e modelingut.

Ajo prej vitesh është bërë imazh i ‘Guess’, ndërkohë që ka bërë arritje të madhe edhe jashtë trojeve shqiptare.

Së fundmi imazhi i Oriolës është shfaqur në një billboard në Venecia.

Kjo ngjarje ka shkaktuar emocion tek modelja e cila në një jaht, ka pozuar me imazhin e saj në sfond.

 

 

“12 orë në Venecia. O Zoti im, nuk mund ta përshkruaj ndjenjën që kam kur shoh veten në këto billborde të mëdha. Gjithçka që më duhet të them është se puna e vështirë shpërblehet, por duhet të jesh shumë me fat për të kapur momentin”, u shpreh Marashi.

“Jam shumë e lumtur që pata mundësinë të provoj veten se gjithçka është e mundur kur e ëndërron! Faleminderit Zot, faleminderit”,-shkruan Oriola Marashi.

Ju kujtojmë që modelja i dha fund rreth një vit më parë lidhjes së konsoliduar që kishte me futbollistin Eros Grezda. Pas kësaj romance, Oriola nuk ka preferuar të japë për publikun detaje nga jeta e saj personale./16 gusht 2022

Oriola Marashi, pjesë e 12 revistave dhe brendeve botërore

Please follow and like us: