Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Avdush Canaj

 
MA THYEN ZEMRËN E LAPSIT
Cerbërët
ma thyen zemrën e lapsit
në letrat e duhanit gjetën
vjershat për lirinë
Tri ditë e tri net
nuk m’i hoqen prangat
as bukë e ujë
s`më dhan
U tregova atyre
edhe me gjak
mund të shkruhen vjershat
mureve të qelisë.
Burgu Ushtarak, Sarajevë, 1983.
PJESHKA
Ardhja jote
lumturoi klasën
Erdhi pjeshka
Gugurojnë dritaret
Pjeshka ëmbëlake
Në bankën e parë
të buzëqesh gërsheti për mua
me kordelen e hënës.
KUSH KËPUT TRËNDAFILET
Kush këput trëndafilet
gabon gjithmonë detyrat
s’mund ta mësoj asnjë këngë
një guralec i hyn në këpucë
e zë kolla duke lëpirë akullore
asnjë pulëbardhë s’e shetit me barkë
peri i gjitës i këputët pa fluturuar
ashensori i hënës nuk e merr te yjet
ëndrrat me të hidhërohen
ia fshijnë emrin nga celulari
Trëndafilet kush këput
fluturat kurrë më s’i flasin.
Please follow and like us: