Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes në moshën 92-vjeçare, Mikhail Gorbachev

Mikhail Gorbachev, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik para shpërbërjes së tij, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare, në Moskë.

Mikhail Gorbachev drejtoi Bashkimin Sovjetik para pak rrëzimit të ‘perandorisë’ ruse dhe regjimeve komuniste në Evropën Lindore. Ai njihet edhe si njeriu që hoqi perden e hekurt që kishte përfshirë Lindjen dhe Perëndimin pas Luftës së Dytë Botërore.

Gorbachev ndërmori reformat e quajtura Perestrojka dhe Glasnost (reformë dhe hapje).

 Ai ka ndërruar jetë  pas një sëmundjeje të gjatë, njoftuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve.

“Mikhail Sergeevich Gorbachev vdiq këtë mbrëmje pas një sëmundjeje të rëndë dhe të zgjatur,” tha Spitali Klinik Qendror.

Please follow and like us: