Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: PËR PAK BUZËQESHJE

Ti ushqen zemrën time vetëm me dashuri
Trupi yt përkulet para ndjenjave t’brishta
për të jetësuar
afshin e djegur ndër vite.
Ëndrra e pambaruar vazhdon aty ku u ndal
Një ëndërr e rinuar e shpirtit të lodhur
Për pak buzëqeshje
Kambanat bien për ne të dy
Padjallëzia na rrëmben
Puthjet ndizen e shuhen nën pasionin
e shpirtrave të çiltër
Nusja me vello të kuqe
i lë prapa kujtimet e tua lozonjare
Maria i takon vetëm Krishtit
E ti
Perëndeshës së drejtësisë
Please follow and like us: