Albspirit

Media/News/Publishing

Mbledhje e konspiracionistëve pas kafshimit të gomarit, pellasgologët ende pa qëndrim

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur të shtunën e 1 tetorit në bashkinë Klos. Një grua rreth të 50-tave është kafshuar nga gomari. Ky kafshim ka rezultuar me dëme të pariparueshme për fytyrën dhe trupin e gruas fatkeqe. Ajo është dërguar menjëherë me autoambulancë në spitalin e Burrelit, dhe më pas për një trajtim më të specializuar është dërguar drejt Tiranës. Dëshimtarët tregojnë se gomari i ka kafshuar fytyrën me dëmtime të mëdha, por edhe krahët e pjesë të tjera të trupit. Ngjarja ka provokuar një mbledhje urgjente të konspiracionistëve të pavarur që dyshojnë se kafshimi ka lidhje me shoqëritë e fshehta që kanë bërë një solucion dhe ua kanë injektuar me gjilpërë këtyre kafshëve të urta nëpërmjet turistëve. Njëri nga konspiracionistët më të famshëm që e thërrasin ‘Largpamësi’, (ky emër i mbeti nga fëmijëria ngaqë shikonte larg dhe rrëzohej shesh për shesh), ka pohuar në një kanal televiziv se kjo është vepër e konservatorëve amerikanë, të cilët janë hakmarrë kundër demokratëe që mbajnë simbolin e e partisë. Katër shoqatat e pellazgologëve, megjithë kundërshtitë që kanë mes tyre, nuk kanë dalë me ndonjë qëndrim.

Please follow and like us: