Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Në mjegullnajën që na e vodhi shkëlqimin

S’më fale një rreze kënaqësie

Agu i turbullt

Dielli fshehur pas hirit magjik të kësaj

fillimdite

sot është hidhëruar me mua dhe s’do t’më falë asnjë rreze kënaqësie

Nuk pres të diellosem në këtë stinë vjeshte vetëm dua pakëz shpresë

Lulëkuqet nuk ngritën dot kokën nga vesa e tepruar e motit të lig…

Eja më, e mbushëm oksigjen klorofileve të njoma,

Akordoi fijet nervore për ndjenjat e ëmbla që ngjalle në mua

Le të vallëzojmë valësin e dashurisë në mjegullnajën që na e vodhi shkëlqimin.

Please follow and like us: