Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Pikturon trupin tim me gjethe vjeshte

 

Me ty përherë jetoj stinën e dashurisë

Ti pikturon trupin tim me gjethe vjeshte

Afshi yt i çmendur të djeg përtej diellit të mesgushtit

Buzëqeshja jote shkrin shpirtin e mallëngjyer prej kohësh

fjalët tua të pista aq shumë i dua në atë

çast

Dhe koha ndalet n‘çiltërsinë e Evës dhe Adamit

Kjo ndenjë e përflakur daton qysh para erës sonë

Freskomë me ujin që të rrjedh damarëve ilirë

Dhe ke mendjen në kokë

Se dashuria ime për ty ia kalon edhe asaj

të Marisë së virgjër për Krishtin

Puthjet tona, ana më e bukur e historisë

që njohu bota.