Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Dëshmitare është hëna

Dëshmitare është hëna
Bie shi, për t‘i fshirë gjurmët e
krimit
Ankth, frikë e errësuar
Aromë e njomë gjaku,
gjithandej rrugës së blinajave
Vendi i ngjarjes mbeti pa kalimtarë
Askush asgjë nuk pa
Asgjë askush nuk dëgjoi
Çdo gjë duket e përlotur nga
shiu që s’di të ndal,
Lulet e fundit të kësaj stine,
t’pikëlluara panë tmerrin që ndodhi
Gjethet qajnë me dënesë
Dëshmitarja kryesore është
Hëna.
Please follow and like us: