Albspirit

Media/News/Publishing

Zanë Mali: VASHA DARDANE

 

Shtati i saj i fshehur brigjeve të lashta dardane,

të përfytyron bukurinë e zanës

duke i kërkuar mrizet e fshehura në male

për ëndrrat e saja të etura.

 

Këputur në bel moteve të thata

zbathur ec nëpër shkarpa

syve ngjyrë gështenjë i përftojnë 1001 yje.

 

Një univers i panjohur

brenda atyre buzëve të tulta fshihet

e shkrihet thellësive  magjepse

me një të qeshur.

 

Sa herë shkund flokët

fijeve të argjenta i varen epokat ilire

për ta bekuar dhe kohëve të reja.

 

Ec Laurë ec

Të mos na shuhet shpresa…

Please follow and like us: