Albspirit

Media/News/Publishing

+16/Krenar Zejno: Me qen a mos me… gomar!

Piktori i njohur Zini Veshi sapo ka hapur në Tiranë një ekspozitë pikturash, me krijimet më të mira gjatë viteve të fundit në Nju Jork. Autori e kish hapur ekspozitën e tij të parë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë në vitin 1990.

Dostojevski: Gomari ёshtё njeri i mirё edhe i dobishёm.

Titullin po e rimarim gjysёm tё gatshёm nga Shekspiri, ndonëse nën dilemën qё të
preferonim diç nga urtёsia e gatshme e autorit popull. Por ky i fundit, ky i gjori, ёshtё mishёruar, dhe gjithaq mёshiruar, edhe si personazh nё tablo.
1 Gomar + 1 qen + 1 bushtёr = 1990. Tabloja nё vaj, atёbotё nё pёrfundim, pat nisur mё herёt. Ende nё program arsimimi aplikohej arithmetika e ekuacionit orwellian 2 + 2 = 5. (“1984”)
Pёr hir tё miqёsisё sё pandarё asokohe me autorin e tablosё, Zini Veshi, e njoh kёtё
gomar kanavace qysh kur qe veç njё kёrriç gomari. Ende pa u ravijёzuar qartё soji dhe pesha e barrёs nё shpinё, e kur vetё gomari personazh nuk e dinte se emёrtimi i llojit tё vet nё listat e regjistrimit tё shtetit, lidhur vetёm me veti auziliare pёrdorimi, quhej thjesht: kafshё barre. Unё e kam parё kёtё gomar nё mbarsjen procesus, nё mbёrje e sipёr, e kam ndjekur nё divenir. I pata vёnё edhe njё emёrtim tё posaçёm, siç tёrё ata gomerё tё tjerё funksionar, qё e kishin rastin pёr tё bёrё emёr. Secili gomar nga njё samar dhe emёr konkret pranё zyrёs sё gjendjes civile, nёpёr listat pёr transport kafshar armatimi dhe municioni, pёr turrjen potenciale me gomar: në betejat eventualisht konkrete tё njё lufte abstrakte imagjinare. Atёherё kur pronёsia private mbi gjallesa e kafshё shtёpiake, nuk lejohej kategorikisht, pёrveç kёsaj specie afërie farefisnie me kalin e betejave ndër shekuj. Qenie të cilën nё gjuhёn e folur tё pёrditёshmёrisё këtu, e dallonin nga përkatësia pronore: gomari i fshatarit filan, teksa gjuha e shkruar e listave tё arkivit belik, dallonte banorin sipas lidhjes identitare me kafshën e tij: fshatari i filan
gomari.
Po mё vjen t’jua thoja qё tani-tani emrin e pёrveçёm tё kёtij gomari tё lezetshёm, por kam frikё se kёsisoj rrezikoj, dashjepadashje, mё shumё se privacy-nё: aftёsinё e tij tё rrallё pёr pёrgjithёsim dhe frymё kolektivi. Duhmё qё e shpёrthen edhe nga flegrat e hundёs, por, meqё nё trajtё disi tё mjegullt, kjo mund tё avullojё pa u vёnё re, sidomos nga vetё i familjarizuari me pamjen: spektatori.
Nё kёtё paraqitje tё figurshme qeniesh nё triptik vertikal, ngrehur nё tablo mbi kurriz tё njёri-tjetrit, i prezantohet njё ngrehinё e tёrё edhe pikёvёshtrimit socio-historik. Katet e sё cilёs janё krejt tё dukshme; i pari, mbajtёs i dy tё tjerёve, tё cilёt nga pikёpamja figurative bartin edhe peshёn e figurave letrare mё sipёr. Ky çift qenor ndёr afsh orgjiak, njёherit si qenie imagjinare – mitologjike, mu si lemurё lemerie, i bart njёkohёsisht mesazhet e njё kuptimёsie lidhur nga njёra anё me kapistallin e kohёs sё regjimit nё ikje dhe, nga tjetra, me fijet e padukshme tё kohёs nё mbarsje dhe njё regjimi nё ardhje.
Kurse i pari, gomari, i katit pёrdhes – qё i ka ngulur themelisht katёr kёmbёt-trarё nё dheun e tij dhe nuk tundet vendit e s’bёn çap, si pёr tё mos i trandur ekuilibrin aktit tё ndёrzimit dhe mbarsjes qё mban mbi vete -, pёrvijohet nga ana funksionale edhe si njё pёrputhje tautologji: gomari ёshtё gomar!
Gomari kёtu ёshtё krejt gomar, dhe pikёrisht ngase ёshtё gomar e vetёmse gomar, ai s’mund t’i pёrngjajё askujt tjetёr mё shumё se vetvetes: kokunjur, i bindur, kёmbёngulёs vital gjithaq i cfilitur, i pazё, i dhimbur sa tё kёput shpirtin dhe… i dobishёm si ai.

Si i tillё, nga kёndvёshtrimi nё profil dhe habitati bojё kёnete e zhardhoku, ky ёshtё njё gomar autentik, rezultat qё pёrfshin pёrbrenda edhe modifikimin e gjatё endemik.
Mirёpo, po t’i dilnit pёrballё siç e kam parё unё kur po çapitej pёr nё pozicionim nё
kuadratin e tablosё, rraskapitur nga udhё e stёrgjatё e realitetit tё vet, do shihni se ai i ngjan gjithashtu cilitdo gomar mbi dhé. Edhe atij qё vetёm pas pak do bёnte xhiron e botёs ndёr ekrane, teksa kulloste tёhu murit tё Berlinit duke marrё kthesёn tek e çara e parё, pёr t’ia hyrё rrёzave tё shijshme tё anёs tjetёr, plot me lakra tё egra prakalidhe. Dhe do tё dёgjonit timbrin origjinal tё asaj shprese konkrete nё afёrsi atypari, pёrmes pёllitjes kozmopolite nё gjuhё esperanto. Ka tё ngjarё qё kjo pamje e dikurshme nuk ёshtё nga dёshmi reportazhi real, mbetur imazh nё plasaritjet e memories, por thjesht nga kullotja e imagjinatёs sё shkruesit kёtu, nё hapёsirat e tablosё sot. Mirёpo, nё fushёn e artit dhe ligjёsive tё tij, kjo konsiderohet provё a priori e pakontestueshme dhe e vlefshme pёr tё
dёshmuar origjinalin.
Pikёrisht pёr kёtё efekt e lidhje ontologjike me kohёn, dhe sidomos ekzekutimin nё grup, dhe nё zgrip tё dy kohёrave qё merr pёrsipёr, kjo tablo, ndoshta unikale e kёtij kapёrthimi historik, do mund tё mbetet njёkohёsisht njё vepёr antologjike. E denjë për antologji. Pёrfaqёsuese emblematike e njё ndryshimi historik dhe dёshmuese e sinoreve me dimensione shumё mё tё gjera se dheu ku ngul kёmbё.
Ky triptik dilematik, me qenё a mos… me gomar, nuk ёshtё vepёr qё paraqet njё akt, gjest, ёshtё njё vepёr – gjest, vepёr – akt. Qё si e tillё pёrfshin edhe terrene tё diskurit, natyrisht ambig. Njё transport tranzit me barrё nё kurriz, nga njё regjim nё tjetrin, dhe transpozimi kah profetizimi i sё ardhmes qё mёsyn tablonё dhe e shpie atё pёrtej kufijve tё saj, pёr nё domene tё ligjёrimit. Duke evokuar, edhe pa e synuar kёtё, njё tablo kalёrimi historik qё ka vendosur tё nxjerrё nё plan tё parё, nё vijёn e frontit: njё gomar.

Prania e njeriut nuk ёshtё diku nё tablo, pёrveçse tёrthorazi si personifikuese piktorike me anё tё vetё pikturimit, ngjyrёs, e ngjashme me atё tё korbave të tablosë tё fundit nga Van Gogh; prezencё e hapёrdarё nё tёrё sfondin pёrmjet gamёs koloristike nё ngjyrё ekskrementesh njerёzorё nё njё truall natyror. Me shpërfaqjen prej pikturës edhe të një larushie antropologjike. Por, natyrisht, si njё operacion kromatik tonalitetesh, brenda ngjyrash me afёri, tё pёrmbajtura e tё mbytura, mbivendosur idesë, e që implikon vetiu aq sa shumёsin, njerёzit, edhe njё homogjenitet solid dhe njёjtёsimin e tyre: Turmёn.
Si çdo vepёr e kёtij rangu, edhe tabloja kёtu pёr nga interpretimi predikat mund tё mbajё barrё sa t’i hedhёsh sipёr. Pёr mos tё hyrё pastaj nё tё nёndheshmen underground tё saj, ferr ku gjenden e shihen sa e sa gomerё tё tjerё. Duke e lёnё mёnjanё gjithashtu edhe risinё qё i takon anës formale të ekzekutimit.
“Tu que no puedes”. Nuk po di saktë ç’do të thotë – nuk më mbush e thënë ‘ti që nuk mundesh’, ngase rrëmben brenda kuptimit edhe arsye objektive rrethanore; mbase do i qasej më pranë idioma ‘ti që s’ke këllqe’. Di që ёshtë emri titull që i ka vënë gravurës së tij Francesko Goja. Dёfton njerëz që mbajnë mbi shpinë gomerë të përbindshëm mitik.
Më vonë, Bodleri, me “gravurën” e tij të vargjeve nën atё spleen pa shkak tё qartё, do të na hapte edhe atë të vërtetë njerëzore ku sekush prej nesh mbart kimerën e tij, pa e kuptuar dhe pa e ditur ku e shpie.
Eh, gomar sa gjёra thuhen nёn emrin tёnd! Vend e pavend. Duke i hequr një barrë edhe shkruesit, këtu në rolin e kuratorit tё ekspozitёs.
Sa pёr qentё, qeniet sipёr, nevojitet njё vend hapёsire shkrimi mё vete. Kёtu, katalogu i Galerisë Kombёtare, ‘Zini Veshi – Pёrtej tё Figurshmes’, nuk ka vend vёrtet.

Post Scriptum: 22 Prill 2017, kronika e Zërit të Amerikës për ekspozitën e Zini Veshit në Tiranë me punimet në Nju Jork, SHBA.

Please follow and like us: